Kryebashkiaku Erion Veliaj/ Prezanton në London of Economics (LSE): Tirana është promotre e start up-eve në fushën digjitale

363
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: “Tirana, promotore e start up-eve në fushën digjitale

Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale. I ftuar për të folur para një paneli të zgjedhur në London School of Economics (LSE), një nga universitetet më të mira në botë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pati një takim të veçantë edhe me ministrin e ri të Evropës të Britanisë së Madhe, Christopher Pincher, me të cilin diskutoi disa prej nismave me fokus qytetet digjitale. “Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që ndava me publikun në Shkollën Ekonomike të Londrës, shkolla më prestigjioze e këtij qyteti, arritjet e Tiranës dhe ato që të gjithë bashkë kemi bërë si komunitet. Ishte një mundësi fantastike, jo vetëm për t’i ndarë këto ndryshime me ekspertë të fushës së planifikimit urban dhe menaxhimit të qyteteve, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të takuar ministrin e ri të Evropës të Britanisë, i cili na konfirmoi se, edhe pse Britania tashmë ka marrë vendimin për të dalë nga BE-ja, do ta ruajë interesin në Ballkan”, theksoi Veliaj.