Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka njoftuar zgjerimin e Partisë së Lirisë dhe ka cilësuar se fitorja i 11 Majit do të jetë fitorja e qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, u shpreh se intelektualë, mjekë, studentë e shumë të tjerë po bëhen pjesë e PL-së për ti dhënë një fitore të suksesshme qytetarëve më 11 Maj.
Postimi:
Zgjerimi i Partisë së Lirisë vijon pa ndalim! [❤️]
Rritemi dhe forcohemi çdo ditë me energji të reja! [🙏]
Konventa madhështore e Tiranës e provoi qartë: intelektualë, mjekë, arsimtarë, inxhinierë, studentë, por dhe pensionistë të kryeqytetit po i bashkohen kauzës për 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus. [🖐] [🇦🇱] [✅️]
Vijojmë me të tjera anëtarësime të reja nga Tropoja në Sarandë, por edhe në diasporë! [💪]
Suksesi dhe Fitorja e Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë më 11 Maj do t’u shkojë vetëm qytetarëve. [🗳] [🇦🇱]





















