Apeli i Nishanit për politikën: Dakordësoni draftin për Reformën në Drejtësi

458
Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka bërë thirrje partive politike që të ndjekin frymën konsnesuale, të gjejnë urat e bashkëpunimit dhe të arrijnë një draft të përbashkët për reformën në drejtësi.
Kreu i shtetit, nuk shmangu kritikat për defiçitet siç i cilësoi ai që kanë shoqëruar reformën, por i qëndroi besnik idesë për të garantuar një proces gjithëpërfshirës, duke lënë të nënkuptohet mbajetjen e një tryeze me të gjithë aktorët politikë
Nishani: Plotësimi i 5 prioriteteve bazë, ku spikat e shumëkërkuara nga shqiptarët, reforma në sistemin e drejtësisë. Falë edhe angazhimit së partnerëve tanë, ky proces ka hyrë në një fazë kyçe, ku me gjithë defiçitet e panevojshme, procesi mund të rigjallërohet përmes bashkëpunimit të hapur e vullnetmirë në kornizën kuadër që ka ofruar Komisioni i Venecias.
Përfitoj nga rasti, t’u bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim.
Presidenti i Republikës artikuloi këtë apel në pritjen e organizuar për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku veçoi se për këtë vit, për shqiptarët pritshmëria kryesore është pikërisht e lidhur me reformën në drejtësi dhe hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.
Gajtë fjalës së tij në ceremoninë për ambasadorët dhe konsujt e nderit në Shqipëri, Presidenti i Republikës vlerësoi mbështetjen tyre në përmbushjen e sfidave që ka vendi ynë.
Sigal