Festë me birra pas karantinës, sheshi në Greqi kthehet në “arenë lufte”, sherr mes të rinjve dhe policisë

265
Sigal

Shënohet incidenti i parë pas karantinës në Greqi. Një grup të rinjsh janë mbledhur së bashku pas orës 23:30 në Agia Paraskevi, për të pirë birra.

Mirëpo pas ankesave të qytetarëve se ata nuk po respektonin rregullat e koronavirusit, Policia ka mbërritur që të inspektojë nga afër rastin.

300 të rinjtë që ishin mbledhur së bashku “mirëpritën” policinë duke u hedhur shishe, ndërsa efektivët u përgjigjën duke u hedhur gaz lotsjellës. Por sherri nuk ka përfunduar këtu pasi të rinjtë filluan dhe t’u vinin zjarrin kazanëve të plehrave duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Megjithatë edhe pse për disa momente u shkaktuar një kaos i vërtetë, Policia nuk arrestoi asnjë të ri.

Ndërsa kryetari i komunës së Agia Paraskevi, Vassilis Zorbas, bëri thirrje që grumbullime të tilla të shmangen pasi rrezikohet përhapja e koronavirusit.