Erdogan e thotë prerë: Anëtarësimi i plotë në BE, synimi strategjik i Turqisë

631
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se synimi strategjik i Turqisë vazhdon të jetë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian (BE) dhe se nuk do të lejojnë që qarqe të caktuara të pengojnë që Turqia të jetë vend i respektuar, i barabartë dhe anëtar i plotë në Union.
“Anëtarësimi i plotë në BE vazhdon të jetë synimi ynë strategjik. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që qarqet të cilave ua dimë qëllimin, përpjekjet dhe brendësinë të pengojnë që Turqia të ketë vend të merituar në BE si anëtar i respektuar, i barabartë i plotë në BE”, tha Erdoğan para udhëtimit për në Bullgari për të marrë pjesë në Samitin e BE-së.
Gjithashtu Turqia ka njoftuar sot se qyteti verior në Siri, Tal Rifaat do të jetë caku i ri i ushtrisë turke pasi ka pushtuar rajonin Afrin që kontrollohej nga milicia e kurdëve të Sirisë, transmeton AFP.
“Me dëshirën e Zotit ne do të sigurohemi që ky operacion të arrijë qëllimin e vet pasi të marrim kontrollin e Tal Rifaatit për një kohë të shkurtër”, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në Trabzon.
Më 20 janar, Ankaraja ka nisur një ofensivë në tokë dhe ajër në rajonin Afrin të Sirisë për të larguar anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) nga kjo zonë.
Tuqia e konsideron YPG-në organizatë terroriste, ndonëse e njëjta shihet si lojtare kyçe nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik në Siri.
Sigal