Emiratet e Bashkuara Arabe, ja pse duhet një Ministri e Lumturisë

596
Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë një Minstri të re, dhe do të jetë ajo e lumturisë.
Ngritja e këtij instiucioni u njoftua nga Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum. Menjëherë pas njoftimit, erdhën reagime të shumta në Twitter, ku u ngrit pyetja se si është e mundur që një vend me rekorde sa i përket të drejtave të njeriut dhe i përfshirë në luftrat në rajon mund të ndihmojë njerëzit të jenë lumtur?
Përgjigja vjen nga Kryeministri i cili shprehet se Ministri i Lumturisë do të angazhohet për të mirën dhe kënaqësinë sociale të kombit, duke shtuar se ky institucion do të promovojë tolerancën, si e drejtë themelore në shoqërine e Emirateve të Bashkuara Arabe. Përpos të gjithë ironisë, sarkazmës dhe batutave që qarkullojnë në rrjetet solciale, Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e 20-të si shteti më i lumtur në botë, bazuar edhe Raportin e Lumturisë Botërore për vitin 2015, por gjithashtu nuk është edhe vendi i vetëm që krijon një ministri të tillë.
Venezuela krijoi një Ministri Lumturie në vitin 2013, e cila merret me koordinimin e programeve kundër varfërisë, kurse Ekuadori kishte Sekretarin shtetëror të “Buen Vivir” ose thënë ndryshe të Mirëqenies.
Megjithatë vendet të lumtura në botë janë Danimarka, Norvegjia, Islanda , Finlanda dhe Kanadaja, por asnjëra prej tyre nuk ka Ministri të Lumturisë.
Sigal