Varoufakis jep dorëheqjen: Referendumi i 5 Korrikut, moment unik në histori

532
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas rezultatit të referendumit të së dielës, që refuzoi masat e kërkuara nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.
Me anë të një postimi në Tëitter të hënën, ai bëri të ditur se ministrat e Eurogrupit i kanë lënë të kuptojë se mungesa e tij do të vlerësohej shumë dhe për këtë arsye nuk do të jetë më ministër i Financave.
“Pak pas shpalljes së rezultateve të referendumit, mu bë e njohur se përfaqësuesit e Eurogroup dhe institucioneve të tjera do të “vlerësonin” mungesën time në negociata, diçka që kryeministri vlerësoi se do të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje. Për këtë shkak unë jap dorëheqjen si ministër i Ekonomisë. Referendumi i 5 Korrikut do të mbetet në histori si një moment unik, kur një vend europian u ngrit ndaj presionit të borxhit”, shkruan Varoufakis.
Sigal