Eksplozivi në FMN, Ministri Toskas konfirmon: Zarfi u dërgua nga Greqia

438
Ministri i Rendit Publik grek Nikos Toskas ka deklaruar se zarfi me eksploziv që shpërtheu në instiucionin e FMN në Paris ishte dërguar nga Greqia. Nikos Toskas konfirmoi pas takimit që pati me zëdhënësin e partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re Vasilis Kikilias, pasi emri i këtij të fundit rezultoi në listën e adresave të kthimit të zarfit.

Zarfi që shpërtheu dje në zyrat e FMN në Paris dhe që plagosi një punonjese të institucionit ishte dërguar nga Greqia. Lajmi është konfirmuar nga misnitri i Rendit publik grek Nikos Toskas pas takimit që ky pati me zëdhënësin e partisë më të madhe opozittare Demokracia e Re Vasilis Kikilias, pasi emri i këtij të fundit rezultoi në listën e adresave të kthimit të zarfit.

Grupi militant i quajtur “Komploti i Qelizave të Zjarrit” mori përgjegjësinë për pakon e ngjashme që u kap nga autoritet gjermane po dje. Pakoja e mbushur me eksploziv i ishte drejtuar ministrit gjerman të Financave, Ëolfgang Schauble. Ky grup edhe më herët ka marrë përgjegjsinë për një serë ngjarjesh të tilla, ku pako me bomba u dërgohen ambasadave të huaja në Athinë.

Fenomeni ka qenë shumë i shpeshtë gjatë vitit 2010. Greqia aktualisht është në negociata me kreditorët europianë dhe FMN-së mbi reformat shtrënguese të zbatuara nën programin e saj të ndihmës. Kjo mendohet edhe psejo e konfirmuar të ketë qenë edhe arsyeja e aktit të rendë.