E rëndë! Gjendet e pajetë shqiptarja, dyshohet se u vetëvra në tualetin e shtëpisë

122
Sigal

Një grua dyshohet se është vetëvrarë paraditën e sotme në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Xhurkaj, thotë se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur nga familjarët, në banjon e shtëpisë. Policia e ka quajtur rastin “akt i vetëvrasjes”, që dyshohet se e ka kryer me një shall.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekja e viktimes e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall”, ka thënë Xhurkaj.

Trupi i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.