Kush ishte këngëtarja që u ul me helikopterin e ministrisë te vila e Bamir Topit? (Foto)

264
Sigal

Ka shkaktuar shumë debate dhe përplasje të forta politike, publikimi në media i pjesëve nga libri “Nocturn” i ish-Presidentit Bamir Topi.

Një ndër këto fragmente shumë të diskutuara është edhe ai ku thuhet se Sekretari i asaj kohe në Ministrinë e Mbrojtjes, Edvin Kulluri, pa urdhër dërgoi tek shtëpia e Topit, një helikopter të Gardës, ku në bord ishte një këngëtare.

“Sidoqoftë, të urdhëruar dhe nën presion, Sokol Çuni dhe piloti i ri, Donald Hoxha, i cili do të gjente vdekjen dy vjet më vonë në një aksident ajror mbi liqenin e Shkodrës, u ngritën në fluturim vetëm me një urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, si një fluturim rutinë, në një ditë të diel, pa urdhrin me shkrim të komandantit epror Dhori Spirollari, i cili ndonëse nuk kishte kurajën ta ndalonte këtë aventurë, mbrojti veten duke mos lënë gjurmë me firmën e tij, për një fluturim ku gjërat do të komplikoheshin gjatë rrugës”, shkruhet në libër.

Sipas Bamir Topit, i cili pretendon se atë ditë ka qenë në një takim elektoral të FRD-së në Poliçan, ky ishte një provokim i urdhëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha për të trembur familjen e ish-Presidentit.

Por, përgjigjen për këtë prapaskenë të politikës shqiptare, Topi e ka marrë nga vetë Edvin Kulluri, i cili thotë se helikopteri është ulur pas një kërkese të këngëtares Zajmina Vasjari, e cila donte të xhironte një klip.

POSTIMI I KULLURIT:

Te dashur miq! Pas makinës se propagandës se Rilindjes, edhe ish- presidenti Top ne librin e tij Nocturn, paska përsëritur pretendimin alucinant se ne cilësinë e sekretarit te Përgjithshëm, ne vitin 2012 paskam urdhëruar ngritjen e helikopterëve te Forcave te Armatosura!

Këtë here jo për xhirimin e një klipi te këngëtares Zajmina Vasjari, por me qëllimin për tu ulur ne oborrin e shtëpisë se tij ne forme presioni ndaj tij dhe familjes se tij!

I nderuar ish- president, si ish- komandant i FA duhet te kishit kuptuar se kërkesa e këngëtares ne fjale i është përcjelle për shqyrtim komandantit te Forcës Ajrore ne baze te kompetencave te tij!

Ajo është një kërkese e përcjelle drejte KFA dhe nuk është “Urdhër”, pasi jo vetëm qe ekziston asnjë “urdhër”, por sekretari i Përgjithshëm i MM nuk urdhëron dot njësite e FA për çështje ushtarake, por i kërkon plotësimin e detyrave ne fushën civile si buxhet, prokurime dhe detyra qe ia ngarkon legjislacioni shqiptar! Si politikan apo ish politikan te këshilloj te mos gënjesh për tu bere “hero” me pahir pasi kjo sjellje nuk te çon askund!

Mundohu te ruash dinjitetin qe i takon një ish- presidenti.