Antoinette Kalaj ka lindur dhe është rritur në Bronx, por vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë.
Që në vogëli Antoinette dha shenjat e para të pasionit që kishte për të performuar apo për tu marrë me modeling. Jo vetëm kaq, por zbuloi se muzika dhe aktrimi ishin gjithashtu ëndrrat e saj.
Ky, dukej të ishte vetëm fillimi për një nga vajzat më të pasura shqiptare. Gjatë kohës që jetonte në Michigan, ajo nisi të merrte leksione aktrimi.
Nuk vonoi shumë dhe Kalaj u shfaq tek “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, në rolin e sirenës, ku spikati dhe vendosi t’i përkushtohej aktrimit me kohë të plotë duke u zhvendosur në Los Angeles.
Projekti i radhës për të do të ishte ai në serialin e famshëm të “Gossip Girl”.
Filma të tjerë në të cilat ka marrë pjesë shqiptarja e lindur në Amerikë janë “Don Jon” në 2013-in krah aktorit Joseph Levitt dhe “Riddick” me Vin Diesel.
Antoinette duket se ja ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe të presidentit Trump dora vetë i cili vetëm pak kohë më parë e uroi publikisht.