Situatë problematike edhe në Kapshticë, shkon radha në 3.5 km, udhëtarët nisin t’i bien borive në shenjë revolte

277
Sigal

Përveç Kakavijë, edhe në pikën kufitare të Kapshticës situata është tejet problematike. Në Kapshticë tashmë radha ka shkuar deri në 3.5 km.

Përveç pritjes, qytetarët po përballen edhe me të nxehtin, ku disa prej tyre kanë vendosur edhe çarçafë apo mbulesa nëpër makina, për të krijuar pak hije.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijë, vargu i makinave ka shkuar deri në 20 km. Ministria e Jashtme njoftoi pak orë më parë, se pala greke do të rrisë stafin shëndetësore dhe kapacitetet e testimit. Ndërkohë po bisedohet edhe për zgjatjen e orarit të kalimit të kufirit. Mësohet se që prej orës 14:00 deri në 17:00, në nga pika kufitare e Kakavijës kanë kaluar 1000 udhëtarë.