Zhbllokohet situata në Kapshticë, bie ndjeshëm radha e gjatë në doganë

269
Sigal

Duket se radhës së gjatë të krijuar në doganën e Kapshticës i ka ardhur fundi.

Fluksi i  udhëtarëve ka rënë ndjeshëm dhe radha e gjatë kilometrike është shkurtuar ndjeshëm.

Më herët ditën e sotme vargu i gjatë i automjeteve që prisnin kalonte fshatin Kapshticë.

Një pjesë e udhëtarëve janë kthyer në qytetet e tyre në pamundësi për të kaluar doganën pasi nuk kishin plotësuar dokumentet përkatëse online në portalin e vendosur nga shteti grek.

Fluksi i krijuar nga udhëtarët lidhet me vendimin e qeverise greke për karantinimin 7 ditor pas datës 16 gusht.

Gjithashtu testi Covid krijonte radhë pasi identifikimi, marrja e të dhënave dhe procedurat e tjera përkatëse kërkojnë kohën e duhur.

Mijëra qytetarë dhe qindra automjete qëndruan me orë të tëra në temperatura të larta në pritje për të kaluar doganën.