Parku Kombëtar i Shebenikut dhe potencialet e tij ekoturistike

2162
pranë qytetit të Librazhdit. Është quajtur si mushkëria e Shqipërisë së Mesme. Është një zonë e mbrojtur dhe ofron larmirshmëri turizmi, sidomos atë malor. Ka varietete të mrekullueshme për tu vizituar që mund të linin pafjalë këdo vizitor ngado që të vinte, saqë do ishte ‘’ziliqar’’ që nuk kishte një bukuri të tillë në vendin e tij’’
Parku kombëtar Shebenik- Jabllanicë ndodhet në brezin e gjelbërt të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike . Ky park është një zonë me bukuri të rralla natyrore ku gjenden disa nga peizazhet malore më madhështore dhe befasuese në tërë Ballkanin.
Ai shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin në lartesinë 2200m mbi nivelin e detit. Parku është habitat i ariut të murmë, ujkut, dhisë së egër, derrit të egër etj. Në ujërat e ftohta rritet trofta e kuqerremtë. Zona dallohet për florën e pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të tyre të shumta gjeologjike e gjeografike. Ndër llojet e bimësisë mund të përmendim: ahun, lajthin, çajin e malit etj. Në këtë park është i zhvilluar turizmi malor. I nxitur nga bukuritë natyrore të Shebenikut . Gjithashtu pa harruar ndër të tjera liqenet akullnajore, të cilat ndodhen në Fushë-Stude dhe në Shebenik dhe që janë destinacione të njohura të turizmit malor nga turistë vendas por dhe te huaj. Një ndër karakteristikat e banorëve të zonës është mikpritja në stanet dhe shtëpitë e fshatrave, ku mund të shijoni ushqimin bio dhe produktet e fresketa të mishit apo një gotë dhallë të ftohtë nga qumështi i freskët i lopës. Kohët e fundit kjo zonë është futur në guidat turistike të Shqiperisë si një ndër destinacionet e preferuara të turizmit malor nga ata që e kanë provuar.
Ky është një rajon i mbrojtur me ligj. Ja vendimi i cili e vërteton këtë:
Detajet e Aktit
Titulli: Përshpalljen “Park Kombëtar” tëekosistemitnatyrorShebenik-Jabllanicë
Tipi i Aktit: Vendimi KM
Numri i Aktit: 640
Statusi iAktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 21.05.2008
Data e aprovimitteAktit: 11.06.2008
Numri i neneve: —
Numri i fletoreszyrtare: 87
Data e fletores zyrtare: 11.06.2008
Aktiviteti: Park Kombëtar
Propozuar nga: —
Pershkrimi i Aktit: Këshilli I Ministrave shpall “Park Kombëtar” ekosistemin natyror
. Shebenik – Jabllanicë.
Parku Shebenik – Jabllanicë
Foto nga parku Shebenik
Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jablanicë shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit. Ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura.Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33, 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore e ato joprodhuese, shkëmbore, si dhe trojet. Ai shtrihet brenda këtyre kufijve:
• Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd – Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zgosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë dhe pika kufitare Shkëmbi I Shqipes.
• Në lindje Republika e Maqedonisë (Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijon përgjatë kufirit shtetëror, Maja e Radacit (2081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2030 m), Qafa e Kokelit (1883 m), Maja e Re e Kurorës), Maja Varri i Marikës, Maja e Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).
• Në jug (Komunat Rrajce, Qukës, Hotolisht, Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtimin Qafa e Policës (maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë, Maja e Skurës.
• Në perëndim (Komunat Lunike Steblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në Maja e Trestenikut, Maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë – Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz – Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd – Steblevë.
Vlerat ekoturistike te Parkut, flora dhe fauna.
Përsa u përket vlerave ekologjike mund te themi se janë të shumta, si flora e fauna, ashtu edhe peizazhet turistike, me pyjet te larte ahu, bredhi, pishe të zezë, dushqesh, shkurresh e llojshmëri e pasur bimësie barishtore. Vlera të veçanta ka hidrografia,me lumenj, përrenj, liqene artificialë, burime(gurra) dhe pellgje ujore karstike. Fauna është e pasur me lloje të shumta, por një pjesë janë te rrezikuara, si rrëqebulli, kaprolli, dhia e egër, etj. Llojet e tjera që hasen janë: derri i egër, gjeli i egër, thëllëza e malit, grifsha dhe shume lloje harabelash. Po ashtu, ka shumë lloje zvarranikësh e amfibësh (peshq) në lumenj e liqene, etj.
Turizmi
Turizmi në këtë zonë edhe pse është në fazat e para të zhvillimit, vizitorët nuk mungojnë. Kjo zonë parku, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme. Ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët, studiuesit, etj. Përmendim psh, Fshatin Llangë me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumë vjeçare; Kishën e Koshorishtit, ndërtuar në një shpelle para mijëra vitesh, liqenet karstike Shebenik, liqenin e Fushë Studes, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë të tjera. Në këtë zonë komuniteti organizon mjaft aktivitete social-kulturore e tradicionale, të cilat janë e vetmja frymëmarrje e këtij komuniteti dhe këto janë festat tradicionale që festohen gati në çdo fshat të madh dhe kanë secili të veçantat e veta, por nga pikëpamja e pjesëmarrjes janë shume të vlefshme, sepse marrin pjesë shumë nga anëtarët e komunitetit, të ftuar, por dhe të huaj. Kostumet popullore tradicionale ndryshojnë në disa fshatra po ashtu edhe këngët e vallet popullore. Festat kryesore që zhvillohen në këtë zone janë: Festa“DOREZ”, festë mjaft e madhe, me aktivitete kulturore tradicionale në terren natyror. Po ashtu, festa e Shën Gjergjit në Steblevë, ajo e Qarrishtës, ajo e Rrajces, e Lunikut, etj.
Rrëqebulli: kafsha ‘’ekzotike’’ e Ballkanit, përtej gojëdhenave është e vërtetë, që është banor i rregullt i Librazhdit. Kjo kafshë që është quajtur si Tigri i Ballkanit është gjendur pikërisht në këtë zonë të Librazhdit.
Në disa publikime të tjera por edhe nga kontakti që kemi me Shoqatën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) e cila rreth 5 vjet që punon në një projekt të përbashkët me EURONATUR, organizatë mjedisore në Gjermani, “Për rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit” janë fokusur në gjetjen e habitateve të kesaj kafshe interesante në hapësirën e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanice dhe në të gjithë rajonin malor të Shqipërisë veriore me anë të përdorimit të kamerave-kurth.
Rreqebulli i ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është një nga llojet e faunës më të rrezikuar në Shqipëri dhe që prej vitit 2006, PPNEA së bashku me partnerë ndërkombëtare nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia, ka ndërmarrë një program për studimin dhe ruajtjen e popullatës së tij – Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.
Vlerësimet më të fundit të ekspertëve tregojnë se numri i rrëqebujve në Shqipëri nuk i kalon 15 – 20 individë në total dhe si i tillë është i klasifikuar si një lloj i kërcënuar në mënyrë kritike (CR – Lista e Kuqe, 2007).
Gjithsesi, nga kërkimet ndër vite me metoda bashkëkohore shkencore, deri më sot nuk ishte provuar prania e rrëqebullit në gjendje të egër në Shqipëri dhe shenjat e prezencës së tij vinin kryesisht nga individë të vrarë dhe të ruajtur si trofe ose nga informacione të rastësishme të marra nga popullsia e zonave rurale, sidomos në zonën e Steblevës, Librazhd.
Si rrjedhojë, ky është një nga rezultatet më të rëndësishme të arritura deri më tani pasi provon në mënyrë perfundimtare për praninë e rrëqebullit në vendin tonë dhe përbën një thirrje të fuqishme për marrjen e masave të menjëhershme për ruajtjen e tyre dhe të habitateve ku ata jetojnë.
Metodologjia e përdorur nga PPNEA për monitorimin e faunës në vend, ka në thelb përdorimin e pajisjeve të quajtura ‘’ kamerakurth”, me anë të të cilave u realizua dhe fotografimi i rrëqebullit të parë në vend.
Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor me rreze infra i cili dedekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes.
Këto pajisje montohen në pemë apo kunja të posaçme të vendosura në pyje, pranë shtigjeve ku njihet lëvizja e kafshëve të egra. Kjo metodë, është një metodë jo-invazive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe abundancën e llojeve të ndryshme pa i shqetësuar ato.
Rrëqebulli mbrohet edhe nga konventa ndërkombëtare, si Konventa e Bernës dhe Konventa Ndërkombëtare për Tregtinë e Specieve në Rrezik (CITES) të cilat janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.
Situata e rrëqebullit të Ballkanit është edhe më alarmante po të mendohet se ai përbën një popullatë dhe nënlloj (subspecie) më vete dhe të diferencuar gjenetikisht nga popullatat e rrëqebujve të tjerë nëpër botë. Kësisoj, ai ka vlera të mëdha për diversitetin biologjik dhe trashëgiminë natyrore të vendit tonë dhe përbën një thesar të natyrës shqiptare.
Specialistët Aleksandër Trajçe dhe Bledi Hoxha në çdo kohë kontrollojnë kamerat e vendosura në shtigje të ndryshme ku gjejnë jo vetëm rreqebullin por edhe kafshë të tjera si Ariu, Dhelpra, Ujku, etj. por objekti kryesor i montimit të këtyre kamera është ‘’mbreti i kafshëve’’ në Shqipëri.
Parku Kombëtar Shebenik – Jabllanicë me një sipërfaqe 33.900 ha pyje dhe kullota tashmë është në një fazë zhvillimi për vetë faktin se shfaq mjaft interes ne drejtim vlerave ekologjike, turistike si dhe interes për studiues dhe botues të ndryshëm. Rreth 2000 ha të këtij parku ka gjasa që të përfshihet në listën e UNESCO-s si vlerë e trashëgimisë botërore .
Shembuj , mbresa te shkeputur nga banorët rreth turistëve që vijnë…
Por atë që nuk e “njohin” apo nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë vendin, turizmin, prej vitesh e kanë “zbuluar” një grup turistësh amerikanë. Vendasit na treguan se 20 prej tyre, prej 10 vjetësh, vijnë e kalojnë nga një muaj pushime këtu. Kontakti i tyre me këto bukuri natyrore, na thonë se ka qenë i rastësishëm dhe nis para 10 vjetësh. Një 50-vjeçar amerikan, vjen për kuriozitet në vendlindjen e një emigranti vendas, ikur në kontinentin e largët në vitin 1991. U befasua nga natyra dhe ç’ka afronte ajo. Në vitin e ardhshëm e në vazhdim, ai së bashku me të njohur të tij, vijnë për pushime. Ngrenë çadrat, gatuajnë vetë, e ndonëse u mungon dhe energjia elektrike, shfrytëzojnë klimën malore dhe bukuritë e këtij vendi!
Shpresojmë që ky artikull tju ketë ndihmuar të njiheni me këtë vend dhe ju ftojmë ta vizitoni sepse …
Është një perlë e rrallë kjo zonë , me sipërfaqe të mëdha pyjore të ruajtura si askund, me lëndina e gjelbërim të pamatë, burime të shumta ujore si mundësi për hidrocentrale lokale e kultivim të troftës, me resurse të virgjëra për investime në turizëm.
P.s: Gjithashtu turistët mund të vizitojnë pranë kësaj zone dhe urën e vjeter antike Egnantia afër fshatit Mirakë. Aty mund të njohin të kaluarën dhe jetesën e saj me të tashmen. Një ndër atraksionet më të vjetra në Shqipëri që daton që në periudhen e Ilirëve. Nje urë e restauruar dhe thesar i lënë nga ajo kohë.
Foto shoqeruese të tjera :
Ura Egnantia. Urë e vjetër ilirike, një arsye më shumë për të vizituar këtë zonë.
Në përmbyllje të këtij artikulli promovues për këtë zonë dhe jo vetëm, dua të theksoj se Shqipëria dhe sidomos zona veri-lindore kanë resurse të mëdha për tu shijuar nga të huaj dhe vendas dhe presin vetëm që ata ti shkelin këto vende.
Sigal