Ekipet e shpëtimit në Itali gjetën sot trupat e dy alpinisteve, pasi një ortek goditi Alpet pranë kufirit me Zvicrën.
Njëra prej viktimave u gjet e varrosur në dëborë, ndërsa trupi i tjetrës u gjet në një liqen pas ortekut që ra në një lartësi prej rreth 2200 metrash në zonën Val Formazza, në rajonin e Piemonte, tha organizata CNSAS në një deklaratë.
Një ekip ekspertësh u dërgua në vendngjarje me helikopter pavarësisht erërave të forta në zonë pasi alarmi u ngrit rreth mesditës, ndërsa në kërkimin e trupave u përfshi edhe një qen shpëtimtar.
Viktimave, të cilët mbanin këpucë speciale për të ecur në mal, nuk iu është bërë ende e ditur identiteti.





















