Dhunë në Athinë para votës së Gjermanisë për zgjatjen e borxhit

438
Sigal

ATHINE – Athina është përfshirë nga një valë e re dhunë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve në demostratën e parë anti-qeveritare që prej marrjes së pushtetit nga partia e majtë radikale Syriza.

Dhjetëra aktivistë hodhën bomba me benzinë dhe gurë ndaj policëve dhe u vunë flakën makinave pas marshimit. Trazirat erdhën para votës në parlamentin gjerman që pritet të aprovojë të premten vendimin për zgjatjen e ndihmës financiare për Greqinë.

Përveç aprovimit nga Eurogrupi marrëveshja duhet të votohet edhe nga parlamentet e secilit vend pjesë e Bashkimit Europian. Greqia ka shprehur mbështetjen për reformat greke ndonëse shprehet skeptike, ndaj vota e Gjermanisë konisderohet si shumë e rëndësishme.

Marrëveshja e nënshkruar mes greqisë dhe ministrave të financës së Eurogrupit, ka krijuar përçarje brenda vetë partisë Syriza, ku mjaft eksponentë mendojnë se qeevria po anashkalon premtimet e mbajtura gjatë fushatës. Nëse marrëveshja aprovohet, Greqia do të përfitojë zgjatjen e borxhit dhe për katër muaj të ardhshëm në këmbim të reformave qeveritare të “pranueshme” dhe nga BE.

Kryeministri Aleksis Tsipras e mbron si të nevojshme për greqinë këtë marrëveshje, por disa pjestarë të partisë Syriza mendojnë se kështu ai nuk po mban premtimet për rinegocjimin e borxhit me ndërkombëtarët dhe dhënien fund të masave shtrënguese të daljes të vendit nga kriza e thellë ekonomike. Rreth 450 protestues të së majtës radikale dolën në rrugët e Athinës për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë, ndërsa pas marshimit rreth 50 prej tyre u përleshën me policinë në trazira të dhunshme, duke shkaktuar dëme material.