Policimi në bashkësi, misioni i OSBE-së konferencë rajonale në Kosovë

490
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një konferencë rajonale në 23 qershor në Prishtinë me temë Policimi në Bashkësi dhe Krijimi dhe Përdorimi Efikas i Forumeve për Siguri në Bashkësi.
Ekspertë ndërkombëtarë të policimit në bashkësi dhe sigurisë publike do të ndajnë përvojat e tyre me kolegë nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi, si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.
Qëllimi është të shqyrtohen sfidat dhe sukseset e policimit në bashkësi, të ndahen praktikat e mira dhe të diskutohet për përdorimin efikas të forumeve për siguri në bashkësi gjatë zbatimit të konceptit të policimit në bashkësi.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni do të mbajnë fjalime hyrëse.
Sigal