Kinë, shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh, dy të vdekur

399
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh të paligjshme në qytetin e Tangshan, në pjesën veriore të Kinës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për viktima por deri tani nuk dihet numri i saktë i tyre.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit. Në vend ngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit.

Kujtojmë që pak ditë më parë një tjetër shpërthim ndodhi po në një fabrikë fishekzjarrësh në Meksikë, ku mbetën të vdekur 29 persona dhe rreth 80 t⌂ tjerë u plagosën.