Buxheti 2021 / Kosova ende asnjë vendim

215
Sigal

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kontaktoi të mërkurën grupet parlamentare për diskutuar për buxhetin e 2021. Të hënën ai kërkoi që të mos shpërndahej Parlamenti pa u miratuar buxheti.

Lexo edhe : U paralajmërua për heqje nga detyra për shkak se kritikoi sistemin / Mjeku i njohur sqaron publikun

Kryeministri tha se ende po pret një përgjigje nga të gjitha palët:

“Unë kam kontaktuar grupet parlamentare. Po pres sot përgjigje nëse ka gatishmëri për këtë çështje dhe besoj që gjatë ditës do të definohet kjo çështje.”

Hoti deklaroi se është i hapur për ndryshim të buxhetit, nëse do të ketë kërkesa nga grupet parlamentare.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shtetit”, deklaroi Hoti gjatë vizitës në “Handikos”.

Lexo edhe : Fluks emigrantësh në Rinas / Qytetarët bashkohen me familjet për festa, nuk “tremben”nga Covid