Sigal

Duhet të kishte qenë një natë plot gazim dhe emocione, por në fakt ka rezultuar tragjike. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Brazil ku një 24-vjeçare është vrarë ditën e djeshme teksa po festonte ditëlindjen e saj.

Eliana Ferreira Camposishte mbledhur së bashku me miqtë e saj për të festuar, ndërsa ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së saj.

Përveç 24-vjeçares të vrarë kanë mbetur edhe miqtë e saj Paloma de Oliveira Guimaraes 26 vjeç dhe Edmundo Cristian Ferreira de Matos 18 vjeç.

Dyshohet se shkak i vrasjes së trefishtë të ketë qenë lufta e bandave për kontroll territori. Tronditëse është ajo çfarë ka thënë njëri prej të arrestuarve I cili nuk pendohej për krimin, madje së bashku me anëtarët e grupit, kishin planifikuar që të vrisnin edhe më shumë.