Beqir Sina: Zelensky e fton Trumpin në Ukrainë, dhe thotë se ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së edhe për një vit

43
Sigal

Nga BEQIR SINA – New York

WASHINGTON D.C.: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri një ftesë Donald Trumpit për të shkuar në vizitë, në Kiev, ndërsa theksoi se kombi i tij i shkatërruar nga lufta ka nevojë për të paktën edhe një vit mbështetje të madhe të SHBA-së, kështu shkruan sot shtypi amerikan duke i bërë jehonë të madhe këtij lajmi.

Gazeta konservative “New York Post”, shkruan se Trumpi ka thënë prej kohësh se ai mund t’i japë fund luftës “në 24 orë”, nëse bëhet president, por Zelensky, me “butësi” sugjeroi se ai dëshironte të mos abuzonte me ish-presidentin Trump, me dekleratën rreth këtij nocioni.

“Unë e ftoj Presidentin Trump, nëse mund të vijë këtu. Do të më duhen 24 minuta për t’i shpjeguar Presidentit Trump, se ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë, se ai nuk mund të sjellë paqe për shkak të Putinit, “tha Zelensky, për “Meet the Press” të NBC të dielën.

“Vetëm, me një kusht nëse ai nuk është i “ndonjë plani” të japë pjesë nga territori ynë, si “tram” për këtë njeri të tmerrshëm(Putinin),” vazhdoi Zelensky, “nëse nuk jeni për atë që të jepni “diçka” nga pavarësia jonë, ai(Presidenti Trump)është shumë i mirëpritur në Ukrainë.”

Megjithatë, i pyetur nëse ka kontaktuar ndonjëher gjatë kësaj kohe, me Trumpin,  Zelensky, për “Meet the Press” të NBC, vuri në dukje se ai nuk ka pasur asnjë kontakt me Trumpin që kur ky i fundit u largua nga Shtëpia e Bardhë, dhe pranoi se nuk e di nëse ish-presidenti do të kishte mbështetjen e Ukrainës.

Ai gjatë intervistës falënderoi gjithashtu Presidentin Biden, i cili vizitoi Ukrainën e shkatërruar nga lufta në shkurt për të shënuar një vjetorin e konfliktit.

“Unë i jam vërtet mirënjohës Presidentit Biden, meqënëse ai ishte këtu dhe mendoj se ai është një njeri i fortë,” tha Zelensky. “Ai(Presidenti Biden) është një hero, për Ukrainën”, tha Zelensky.

Shtypi amerikan shkruan se rreth 20 muaj pas luftës, financimi për Ukrainën është shfaqur si një çështje e “nxehtë” në Washington, sidomos me republikanët në veçanti, që po “kundërshtojnë” gjithnjë e më shumë, dhe kritikuar nga ana e tyre Presidentin Biden, në lidhje me dërgimin e më shumë ndihmave për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Por, Zelensky duke folur sot për “Meet the Press” të NBC nënvizoi se viti i ardhshëm do të jetë kritik në luftimet për të “nxjerr” jashtë vendit të tyre pushtuesit rusë.

“Hendeku do të minimizohet në buxhetin tonë dhe pas kësaj – pas vitit të ardhshëm, nëse lufta nuk do të përfundojë vitin e ardhshëm … mendoj se do të arrijmë ta minimizojmë këtë boshllëk. Dhe ju nuk do të na ndihmoni më, me një çmim kaq të madhe, sa po na ndihmoni, jam i sigurt, “tha Zelensky në një anglishte të “rrëmujshme” shkruan shtypi amerikan.

Volodymyr Zelensky këmbënguli se Ukraina nuk është e gatshme t’ia lërë lirinë e saj “terroristit, Putin”.

Që nga shpërthimi i luftës në shkurt 2022, SHBA-ja ka miratuar rreth 113 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, por jo të gjitha këto para janë shpenzuar.

Biden po kërkon 61.4 miliardë dollarë shtesë për aleatin(Ukrainën) si pjesë e një kërkese shtesë prej 106 miliardë dollarësh që ka hasur në rezistencën në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët – GOP.

Zelensky rinovoi lutjen e tij drejtuar publikut amerikan për ndihmë të mëtejshme të SHBA-së, duke nënvizuar përfitimet për SHBA-në nga mbështetja e Ukrainës.

“Mos dërgoni ushtarët tuaj. Zoti e bekoftë, mos i dërgoni vajzat dhe djemt tuaj në një vend tjetër të NATO-s. Sepse nëse Rusia do të na vrasë të gjithëve (në Ukrainë), por nëse ata(Rusia) do të sulmojnë vendet e NATO-s, patjetër se ju do të dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja”, tha ai. Atëhere “Çmimi do të jetë më i lartë… besoni në demokraci, besoni në Ukrainë.”

Ai përmendi dronët shtesë të avancuar si një sistem armësh kyç që është në listën e tij të dëshirave nga SHBA.

Zelensky gjithashtu minimizoi raportimet për një ngërç në fushën e betejës.

Në prapaskenë, zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë hedhur në heshtje perspektivën e negocimit të një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit mes shqetësimeve se ai është një ngërç, raportoi NBC.

“Më 24 shkurt 2022, kur Rusia pushtoi vendin tonë, tokën tonë, familjet tona dhe ata na sulmuan të gjithëve. Bota na dha tre ditë”, kujton Zelensky. “Disa vende evropiane që besuan vërtet tek ne, thanë një muaj.”

“Shumë njerëz, natyrisht, në botë janë të lodhur. Sigurisht, është e kuptueshme”, vazhdoi ai. “Besoj se sot, vërtet, situata është e vështirë. Nuk mendoj se ky është një ngërç.”

Pavarësisht presionit të dukshëm për të negociuar me Putinin, Zelensky argumentoi se një gjë e tillë do të ishte marrëzi.

“Unë nuk jam gati të flas me terroristët sepse fjala e tyre nuk është asgjë,” deklaroi ai me sfidë.

“Ne nuk jemi gati t’i japim lirinë tonë këtij terroristi, Putinit,” shtoi ai më vonë në intervistën e sotme për “Meet the Press” të NBC, dhe shtojë “Kjo është arsyeja pse ne po luftojmë.”