BE diskuton për Kosovën, Mogherini ” Në janar takohen Mustafa-Vuçiç “

462
Sigal

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për vendet e rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit, bashkë me Kosovën. Pritet që në konkluzione për Kosovën të mirëpritet krijimi i institucioneve pas një bllokimi gjashtëmujor dhe t’u bëhet ftesë për angazhime në reformat e administratës publike, luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, vazhdimin e dialogut me Beogradin, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani. 

Nga autoritetet e Kosovës do të kërkohet që si prioritet të miratohen ndryshimet ligjore për të mundësuar krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me rastet e hetuara nga Task Forca speciale hetuese.
 
Ndërkohë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini deklaron se duhet të ketë një nivel të lartë të dialogut politik mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se në janar pritet të ndodhë takimi mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç.