Arbana Xharra rrihet brutalisht nga persona të panjohur

555
Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 1 pas mesnate në një parking në Prishtinë, duke u rrahur brutalisht nga agresoret.

Ngjarja ndodhi pas orës 1 te mesnatës, kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, pasi ishte ftuar në emision në një prej televizioneve.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ishte cak i sulmit nga militantet e partisë Vetëvendosje, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal. Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.

Ajo është dërguar në spital nga familjarët dhe bashkëpartiakë të partisë së saj, në të cilën ajo aderoi gjatë ditës së marte. Pas dhënies se tretmanit adekuat mësohet se Xharra është lëshuar nga spitali dhe ka shkuar në banesën e saj, ku gjendje e saj shëndetësore për momentin është stabile.
Sigal