Avioni i “Air France” bën ulje emergjente në Kenia, në tualet u gjet një bombë

439
Gjendet një bombë në tualetin e avionit të kompanisë “Air Francë”, që fluturonte nga Mauritius për në Paris, me 459 pasagjerë në bord dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Pilotët e kanë ulur avionin në aeroportin e Mombasit në Kenia, pasi ekuipazhi kishte informuar kapitenin për një mjet të dyshimtë që gjendej në njërin prej tualeteve të avionit. “Është kërkuar leje për ulje emergjente, pasi në tualet është zbuluar një mjet që përmbante eksploziv. Aeroplani ka aterruar në mënyrë të sigurt dhe gjithë pasagjerët janë evakuuar”, – bënë të ditur zyrtarë të policisë së Kenias.

Sipas autoriteteve të Kenias, ekspertët e bombave kanë konfirmuar se mjeti që u gjet në tualet ishte një bombë. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje gjashtë pasagjerë, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Mendohet se pakoja është vendosur në tualet nga dy pasagjerë, të cilët janë shoqëruar në polici.
Sigal