Tsipras zëvendëson ministrat kundërshtarë të reformës

440
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka bërë një riorganizim të kabinetit , në të cilin nuk ka vend për kundërshtarët për miratimin e një sërë reformash të rëndësishme në parlament . Ai ka vendosur që ministrin e deritanishëm të Energjisë Panajotis Lafazanis , një nga kritikët më të ashpër të masave të propozuara në radhët e SYRIZA-s në pushtet , ta zëvendësojë me Panos Skurletis, i cili cila ka qenë deri tani ministër i Punës. Zëvendës ministër i Financave do të jetë Trifon Aleksijadis në vend të Nadia Valavani , e cila ka dhënë dorëheqje javën e kaluar. Ministri aktual i financave Euklidi Cakalotos do të mbetet në pozitën e njëjtë transmeton Reuters.
Sigal