Nesër protesta e PD-së, policia e Tiranës merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

490
Partia Demokratike pritet të zhvillojë të hënën protestën e radhës përpara parlamentit, ndërsa policia ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit. Policia ka marrë masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke filluar prej orës 01:00 të mëngjesit të ditës së nesërme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, deri në përfundim të protestës në rrugët e mëposhtme:
1. Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”
2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit (nga e Ish Hotel Dajtit deri te kryqëzimi i rrugës “Murat Toptani”
4. Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)
5. Rrugica pranë Infosoft tek ish-PD.
Gjithashtu në këto segmente rrugore, Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha” nuk do te lejohet kalimi i automjeteve, duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundimin të aktivitetit. Rruga “Murat Toptani” për arsye sigurie do të jetë e bllokuar për qytetarët dhe protestuesit. Do të ketë devijim të trafikut në shumë segmente rrugore.
Sigal