Austria fillon punimet për një barrierë përgjatë kufirit me Slloveninë

452
Austria filloi sot punimet përgatitore për instalimin e një barriere metalike prej katër kilometrash në kufirin e saj me Slloveninë për të kontrolluar më mirë kalimin e migrantëve, hera e parë mes dy vendesh të zonës Schengen, sipas reporterëve në terren.

Qeveria austriake e koalicionit mes socialdemokratëve dhe konservatorëve kishte njoftuar më 13 nëntor, para atentateve të Parisit, se do të ngrinte një barrierë, në formë rrjete, prej 3,7 kilometrash të gjatë dhe rreth dy metra të lartë, por pa tela me gjemba.

“Punimet parapërgatitore kanë filluar në pikën kufitare të Spielfeld (jug) nëpërmjet instalimit të kolonave që do të mbajnë barrierën”, sipas të njëjtave burime.
Sigal