Angela Merkel: Liria është më e fuqishme se urrejtja dhe terrori

491
Liria është më e fuqishme se urrejtja dhe terrori. Ka qënë kjo deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel gjatë një samiti për integrimin që u zhvillua në Berlin. Sipas saj, Europa në këtë moment duhet të tregohet më e bashkuar se kurrë për të mbrojtur vlera si respekti i ndërsjelltë dhe toleranca.

“Javën e shkuar pamë se cfarë ishin të aftë të bënion terroistet. Ato sulme ishin një goditje e rëndë për të gjithë njerëzimin. Megjithatë, unë vijoj të bëj thirrje që të bashkohemi në këtë moment të vështirë dhe të luftojmë për vlerat në të cilat besojmë. Jam shumë i bindur se liria është shumë herë më e fuqishme se urrejtja dhe terrori.”

Deklarata e kancelares erdhi pak pasi policia gjermane arrestoi dy persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmet e Parisit. Gjatë një operacioni që u zhvillua më herët, autoritetet ndaluan dy gra dhe një burrë në qytetin Aachen, gjë që e çon në 5 totalin e individëve që do të merren në pyetje.
Sigal