Kukës, arrestohet 23-vjeçari, dhunoi bashkëfshatarin

469
Specialistët e Seksionit Krimeve, në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë një shtetas që akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Murat Rexha, 23 vjeç, banues në fshatin Qinamak, Kukës ( i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, u vu në pranga pas kallëzimit të shtetasit K.R., 21 vjeç, banues në Qinamak.

Ky i fundit akuzoi 23-vjeçarin se për motive të dobëta e ka rrahur dhe e ka plagosur me grushte, me dashje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i K. Penal.
Sigal