Këngëtari Prince anulon koncertet në Paris pas sulmeve

535
Prince është një tjetër artist i madh i cili vendosi të anullonte koncertet e tij në Francë dhe në Europë pas sulmeve terroriste që goditën Parisin të premten, ku mbetën të vrarë 129 persona. Edhe grupi U2 anulluan shfaqjen që do të mbanin, një ditë pas masakrës, por duke njoftuar se koncerti do të zhvillohet në një kohë më të përshtatshme. Edhe artistë të tjerë të cilët kishin planifikuar koncerte nëpër Europë, përfshirë grupin britanik Coldplay, bandën amerikanë të rokerëve Foo Fighters dhe Marilyn Manson.

E vetmja që vendosi të mos e anullonte turneun ishte Madonna, e cila gjatë koncertit të saj në Stokholm u solidarizua me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Ajo tha se vendosi të mos e anullonte koncertin si një mënyrë për të kundërshuar atë që terroristët do të donin.

“Po mendoja pse jam këtu duke kërcyer dhe duke u argëtuar kur njërëzit po qajnë për të dashurit që humbën në këtë masakër. Në fakt kjo është ajo që këta terroritë do të donin, duan të na mbyllin gojën, por nuk do t’ua lejojmë.” Ngjarjet në Parist nuk ndikuan vetëm në muzikë por edhe në industrinë e filmit. Aktorja Natalie Portman anulloi premierën e filmit të saj ‘Jane Got a Gun’ që do të mbahej në Paris.
Sigal