Alfano: Evropës i kanë mbetur pak javë për të shpëtuar Schengenin

458
Sigal

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano deklaroi sot se Evropës i kanë mbetur pak javë për të shpëtuar marrëveshjet e Schengenit, ndërkohë që kërkoi përcaktimin e zonave të nxehta si edhe riatdhesimin e emigrantëve ilegalë. “Samiti i Amsterdamit na lejon të themi se Schengeni ka shpëtuar, sot për sot, por ai mbetet nën presion për shkak të fluksit të pamasë të emigrantëve dhe paaftësisë së Evropës për të zbatuar vendimet e marra”, deklaroi Alfano për Radio Capital.

“Ne kemi pak javë për të shpëtuar Schengenin. Aktualisht po punojmë për të koordinuar masat vetjake në nivele kombëtare, por, nëse fluksi nuk bie deri në muajin maj, atëhere çdo gjë mund të hidhet në erë”, theksoi ai. “Receta jonë për të ardhmen është e thjeshtë. Ne duhet t’i bëjmë funksionale marrëveshjet e arritura prillin e kaluar, të përcaktojmë zonat e nxehta dhe të riatdhesojmë emigrantët ilegalë”, shtoi ministri i Brendshëm italian. “Ne duhet të rishikojmë rregullat e Dublinit, pasi 20 vjet më parë Evropa ishte diçka ndryshe… Ideja e rishpërndarjes së emigrantëve ishte e ndershme, por nuk funksionoi”, tha Alfano.