LDK shpall fitoren në Prishtinë dhe 4 komuna të tjera, fjalët e para të kryetarit të ri Përparim Rama: Zotohem se do të jem …

158
Sigal

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Abdixhiku tha gjithashtu se LDK-ja ka fituar edhe ne Fushë-Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash.

Në një konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të drejtoje në Prishtinë me kujdes të madh.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave.

Ndërsa, kundërkandidati i tij nga VV-ja, Arben Vitia, deri tani ka marrë 49.16 për qind të votave.

Kandidati për kreytar të Prishtinës, Përparim Rama në konferencë për media së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha Rama.