Numërohen të gjitha votat, Përparim Rama fiton Prishtinën

133
Sigal

Pas numërimit të 100 për qind të fletëvotimeve në Prishtinë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, LDK-ja ka marrë 51,07% për qind ose 40.658 vota.

Arben Vitia nga LVV ka 48,93% për qind ose 38.958 vota.

Në këtë përiqndje nuk hyjnë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Pas rezultateve të KQZ-së, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia i ka uruar fitoren kandidatit të LDK-së, Përparim Rama fitoren në kryeqytet.

“Sipas rezultateve që kemi edhe nga komisionerët tanë, Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falënderoj aktivistët e LVV-së, qytetarër e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia në konferencë për medie.

Ndryshe, në rundin e balotazhit për zgjedhjet lokale, dalja ishte 37.88 për qind apo të drejtën e votimit e kanë ushtruar 475,751 qytetarë.

Garat për kryetarë të komunave u zhvilluan në Prishtinë, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe në Kllokot.