Aksidenti në Bullgari, nisin hetimet për të gjetur të mbijetuarin “e zhdukur”

189
Sigal

Prokuroria Publike njofton se do të krahasohen listat e udhëtarëve që kanë kaluar vendkalimet kufitare, me qëllim që të gjendet udhëtari i 52 i autobusit të djegur në autostradën “Struma” të Bullgarisë.

“Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë urdhër gojorë deri tek Sektori për Punë të Brendshme në Shkup që të sigurojnë listë të udhëtarëve të cilët me autobusë të “Besa Trans” kanë lëshuar Republikën e Maqedonisë së Veriut me datë 18.11.2021, dhe listën e udhëtarëve që kanë hyrë në vendin tonë me datë 22.11.2021″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.