Një gjykatë ruse ka dënuar gazetarin, Ivan Safronov, me 22 vite pas akuzave për tradhti, në një nga ndjekjet penale më të rëndësishme kundër një gazetari rus në dekada, shkruan The Guardian.
Safronov, një ish-korrespondent për Kommersant dhe Vedomosti, u arrestua në vitin 2020 dhe u akuzua për zbulimin e informacionit të klasifikuar.
In court now: Safronov found guilty on treason charges and sentenced to 22 years in prison. Horrific. https://t.co/jOVWIJJ3F9
— Andrew Roth (@Andrew__Roth) September 5, 2022
Avokatët e tij thanë se do të apelojnë vendimin.




















