Lufta në Gaza/ SHBA mesazh Izraelit dhe Palestinës: Gati të ndërhyjmë nëse…

241
Sigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën se ia ka bërë të qartë Izraelit, Palestinës dhe të tjerëve se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje “nëse palët kërkojnë një armëpushim” për t’i dhënë fund përkeqësimit të dhunës midis Izraelit dhe militantëve Palestinezë në Gaza.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB u shpreh se SH.B.A. “po punon pa u lodhur përmes kanaleve diplomatike për të ndalur dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti”.

“Numri i njerëzve të plagosur dhe të vrarë gjatë kësaj jave ka qenë shkatërrues. Mjerisht këto shifra ka të ngjarë të rriten” mësohet të ketë thënë ajo.

Ajo shpreh shqetësim për dhunën midis arabëve dhe hebrenjve në bashkësitë e përziera brenda Izraelit.

Thomas-Greenfield shpreh “alarmin” mbi sulmet ndaj gazetarëve dhe u bën thirrje të gjitha palëve për të mbrojtur civilët, klinikat mjekësore dhe objektet e OKB.

Më tej ajo ka bërë thirrje Hamasit të ndalojë menjëherë sulmet e saj me raketa ndaj Izraelit dhe thotë se ai kundërshton dëbimet e afërta të Palestinezëve në Jeruzalemin Lindor si dhe ndërtimin e vendbanimeve dhe shkatërrimet e shtëpive nga ana e Izraelit.