Kryemadhi: PD dhe PS bashkëpunuan për të vonuar zyrtarizimin e fletës së votimit

218
Sigal

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste bashkëpunuan midis tyre për të vonuar sa më shumë printimin e fletës së votmit në mënyrë që të shfokusonin votuesit. Kështu u shpreh në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. teksa sqaroi të gjitha etapat që PD dhe PS ndërmorën për të vonuar printimin e fletës së votimit, Kryemadhi u shpreh se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve fleta e votimit u printua vetëm 18 ditë para, duke mos dhënë mundësinë për t’i shpjeguar votuesve mënyrën e votimit dhe duke krijuar konfuzion, i cili solli dhe numrin e lartë të votave të pavlefshme.

‘Në e dimë shumë mirë që Partia Demokratike ka qenë një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor. A mund të më shpjegoni sesi një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor con në KQZ listën me 251 emra? Pra, ose ke deficencë mendore ose je diabolikisht i poshtër pse e them këtë? Dhe 12 parti cojnë 153 emra, pse ti që je hartuesi i kodit zgjedhor çoke 251 emra? Sepse këtu vijmë pastaj dhe tek lista përbashkët që thoni. Sepse këtu kemi vonuar dy javë fletën e votimit. Sepse KQZ-ja ja hedh poshtë, shkon në KAS 4-5 ditë’.

Sokol Balla: Ju thoni ishte u bë për të shkaktuar një vonesë të qëllimshme që të vononin, një farë rakordimi?

Kryemadhi: Patjetër, për dy javë ty të vjen vendimi i kolegjit që të kthente përgjigje, që nuk ke të drejtë e ke numrin me 153. Mbaroi, miratohet fleta e votimit me emra, dhe që është normale me emra sepse njerëzit nuk votojnë numra votojnë emra, sepse Sokol Balla nuk është numër prandaj i hape listat për të qenë njerëzit të qartë. Normal me emër, pastaj fillon Partia Socialiste, jo thotë. Kur ti e ke të qartë në Kod Zgjedhor që duhet me emra jo thotë e duam me numra. Ata e miratojnë me emra, Partia Socialiste e ankimon në KAS, Partia Demokratike e ankimon në kolegj zgjedhor. Dhe për herë të parë në historinë e zgjedhjeve mund të them jo vetëm në Shqipëri por jam e bindur dhe në shumë vende të tjera ti ke prezente fletën e votimit të miratuar vetëm 18 ditë para zgjedhjeve. Që cfarë do të thotë? Sa të printohet, sa të dizenjohet sa të rregullohet qytetarëve shqiptarë ti ke qenë I aftë t’i flasësh vetëm 10 ditë për procesin zgjedhor. Jo vetëm kaq, por e gjithë strategjia nuk ka qenë e ndërtuar për listat e hapura por e gjithë strategjia ka qenë e ndërtuar në shfokusimin e votuesit.