Vokshi apel qeverisë: 36 mln euro që kemi ndërmend t’i zhvasni për projektin e Teatrit, investojini në shëndetësi e arsim

237
Sigal

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi i bën apel qeverisë që paratë e planifikuara për të shkuar për projektin e ri për Teatrin Kombëtar, të investohen në shëndetësi e arsim.

Investimi në projektin e teatrit, sipas ish-deputetes, është një zhvatje nga ana e pushtetit.

Postimi i plotë:

“36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të teatrit me kulla, do të stërmjaftonin:

– për testime masive periodike për mësuesit;

– për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës;

– për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;

– për plarforma për mësimin në distancë;

– për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës;

– për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit;

– shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19”.