60 emigrantë të vdekur nga asfiksimi në një kamion

98

Nga Athina Shpetim Zinxhiria

Zyrtarët e emigracionit në Mozambikanë kanë gjetur 64 trupa të vdekur në një kamion kontejnerë që kishte kaluar në Mozambik nga Malawi. Dyshohet se të vdekurit, mendohet të jenë Etiopas, u mbytën, thanë autoritetet për BBC.

Kur kontrolluan automjetin, 14 persona u gjetën të gjallë. Ata ishin në një rrugë të njohur trafikimi për njerëzit që shpresonin të shkonin më tej në jug drejt Afrikës së Jugut. Shërbimi i imigracionit kishte ndaluar kamionin e kontejnerëve në qytetin Moatize, sipas drejtoreshës provinciale të shëndetësisë Tete, Carla Mosse. Ajo tha se hetimet ishin në vazhdim për të zbuluar se si banorët vdiqën, por tha se asfiksimi ishte shkaku i mundshëm i vdekjes.