360 turq etnikë nga lindja e Ukrainës, riatdhesohen nga Ankaraja

456
Plot 360 turq etnikë në lindje të Ukrainës fluturuan drejt Turqisë të premten e 25 dhjetorit, në kuadër të nismës së qeverisë Turke për riathesimin e tyre.
Dy avionë transporti të ushtrisë turke morën të riatdhesuarit kryesisht nga qyteti i Slavianskit dhe Karkivit, të cilët do të strehohen përkohësisht në Erzincan, zonë në lindje të Turqisë.
“Kemi qëndruar të fshehur nëpër bodrume për ditë me radhë, të uritur dhe në kushte të vështira për shkak të tensioneve dhe sulmeve në vend. Kemi kaluar tension të lartë, atak kardiak, gjithçka na ka ndodhur, por ne mbijetuam falë Ukrainës. Faleminderit”, thotë tashmë ish-banori i Slavianskit Alizar Nuriev, i cili ka marrë me vete në Truqi gruan e tij ukrainase dhe dy fëmijët.
Sigal