Semestri i dytë, nxënësit ende pa regjistra

818
Sigal

Ministria e Arsimit lë në ‘qorrsokat’ shkollat. Tremujori i dytë përsëri pa regjistra

Asije Hoxha

  • -Mësuesi zhvillon orën e mësimit me regjistër të improvizuar në një fletore.
  • -Rrezikshmëria për heqje të mungesave dhe ndryshime të notave është evidente.
  • -Mungesa e regjistrave mësimorë ç’organizim i mirëorganizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Tremujori i dytë në shkolla të arsimit parauniversal filloi përsëri pa regjistra shkollorë.Megjithëse ka mbaruar semestri i parë rezultatet e nxënësve ende nuk janë hedhur në regjistrin mësimor për arsye objektive. Pse? Në muajin shtator 2021 për mungesë të regjistrave dhe në pritje të konkursit për to, u udhëzuan mësuesit të krijojnë regjistra provizorë me fletore të zakonshme, për secilën klasë ku japin mësim. Pra: sipas lëndëve çdo mësues krijoi një regjistër -fletore për klasë. Fletorja qëndron në shkollë formalisht. Në këto fletore’ Mësuesit’ herë vendosin shënime për nxënës, herë e anashkalojnë si një fletore pa asnjë vlerë për nxënësit. Mbaroi tremujori i parë. Mungesa e regjistrit përsëri vuri në lëvizje drejtuesit e arsimit! Ku do të pasqyroheshin rezultatet e tremujorit të parë? Regjistri nuk përmban vetëm emrat e nxënësve me numër rendor, por është njëkohësisht një arshivë klase me vendosjen periodike për vlerësimin e vazhduar të nxënësve, për temat mësimore zhvilluar gjatë një tremujori, për mungesat, testet vlerësuese, për shënime nga portofoli i nxënësit etj. Mbi bazën e tyre jepet një pasqyrë e plotë si dokumentacion shtetëror për çdo nxënës. Por, regjistrat ende nuk shkuan në shkolla, megjithëse  sipas disa shkollave, sidomos private, i kanë gjetur në një magazinë në pritje të zhvillimit të konkursit për regjistrat . Përfundoi tremujori i parë. Duhej të hidheshin statistikat, por ku??

Gojazi u dha një udhëzim që të përdorin një regjistër botuar nga B K e Tiranës, me titull “Regjistër mësuesi për vlerësimin e vazhduar të nxënësve”, por i pamiratuar nga Ministria e Arsimit. Ky regjistër do të plotësohet nga mësuesit për rezultatet e tremujorit të parë për secilin nxënës. Regjistri do të plotësohet me vlerësimin e vazhduar, Vlerësim me test /detyrë përmbledhëse, Vlerësim me portofol, Vlerësim periodik, Temat mësimore, Mungesat, inteligjenca e nxënësit etj! Këto ditë mësuesit i sheh me fletë nëpër duar për të fotokopjuar nga ky regjistër dhe për t’i plotësuar me rezultatet e tremujorit të parë për secilin nxënës . Arsimi parauniversitar ka degraduar nga drejtuesit deri në paaftësinë e tyre për pajisjen e shkollave me elementin bazë për zhvillimin normal të orës së mësimit dhe komunikimit me nxënësit “ Regjistri mësimor”. Po të ndodhte ky fenomen në kohën e Enverit, dënohej e gjithë Ministria e Arsimit për mosaftësi në kryerjen e detyrës SHTETËRORE.

Po tani? Me gjysëm zëri mund të pyesësh: Do të vazhdojnë edhe gjatë tremujorit të dytë të punojnë mësuesit pa një regjistër unik për një klasë? Apo do të vazhdohet me dhjetë fletore-regjistra formalë për të njëjtën klasë? Do të hallakaten mësuesit ndaj 100 kërkesave të panevojshme që duhet të kryejnë, duke vazhduar të shkruajnë në fletore vlerësime me nota, me simbole, me shprehje, teste, detyra etj?Regjistri shkollor është garanci për nxënësin dhe drejtorinë e shkollës. Nuk mund të ndërhyhet, ndërsa fletorja e mësuesit nuk ka garanci për ndryshime.