EMRAT/ Vrasje dhe grup kriminal, ekstradohen nga Gjermania dy persona të dënuar

189
Sigal

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë. Policia thotë se specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar Florind Shabani 40 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R.

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Shpetim Kiri, 63 vjeç.

Ky shtetas ka qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në DVP Shkodër, ku pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan 9 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

“Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me 4 vite, 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kryer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”., thotë policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/ Gjermani, u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të lartpërmendur dhe ekstradimi i tyre drejt vendit tonë.