Qeveria nuk parashikon investime për shkollën e peshkimit

511
Sigal

Arsimi profesional, në krizë totale

Arsimi profesional prej disa vitesh ndodhet në kolaps dhe krizë të rëndë identiteti. Duket se dikasteri që mbulon këtë sektor (ish- MASH)  nuk e ka patur parasysh dhe mendoj se edhe sot MAS, nuk e ka në qendër të vëmendjes këtë sektor kaq të rëndësishëm dhe jetik për brezat e këtij vendi. Arsimi profesional në tepër se kudo në Durrës duhej të ishte në lartësinë e duhur, ndërsa ndodhet në kaos dhe harresë totale. Edhe e vetmja shkollë profesionale, e cila gjendet në Shkozet, më tepër ka shkatërruar se ndërtuar shina për mbarëvajtjen e këtij sektori. Qyteti i Durrësit, ka detin, ka hekurudhat, ka zejtarinë dhe gjithçka i duhet për të zhvilluar arsimin profesional. Durrësi prej vitesh e ka ndjerë nevojën urgjente të një porti të ri për peshkim, i cili tashmë e kishte marrë OK-in nga qeveria e PD, madje, ajo kishte gjetur fondet e nevojshme. Porti aktual, apo kalata e vetme e peshkimit, nuk mund të kryejë funksionin e portit, kur dihet se vetëm Durrësi ka mbi 112 anije peshkimi, dhe sipërfaqja ku ato momentalisht ankorohen, është vetëm për 72 të tilla. Në këto kushte, duke njohur edhe situatën dhe nevojën urgjente, qeveria shqiptare Banka Islamike kanë marrë përsipër financimin e ndërtimit të portit të peshkimit me një investim me vlerë mbi 10 milionë euro.

 Projekti i miratuar

 Banka Botërore në studimin e fizibilitetit të portit detar, i cili u realizua 10 vjet të shkuara parashikoi zhvendosjen e peshkimit jashtë territorit të portit në mënyrë që t’i krijonte mundësi zgjerimit të terminalit të trageteve. Për këtë qëllim vitin e kaluar u hartua projekti për ndërtimin e portit të ri të peshkimit. Aktorët vendosën që porti i peshkimit të ndërtohej jashtë dallgëthyesit diku pranë kapitenarisë së portit. Në projekt gjithashtu u parashikua që rruga lidhëse e peshkimit me qytetin e Durrësit  të kalonte brenda territorit të portit. Por zhvillimet e sotme e kanë hedhur poshtë variantin e lidhjes së peshkimit me anë të rrugës së brendshme të portit dhe ka dalë si domosdoshmëri ndërtimi i një rruge lidhëse jashtë portit. Për këtë qëllim projektit i nevojitet edhe një sipërfaqe tjetër territoriale, e cila nuk ekziston në projektin e parë. Sipas projektit ekzistues rezulton se peshkimi është i detyruar t’i dorëzojë portit një sipërfaqe prej 1,3 ha në të cilën është vendosur sot. Dihet që rada e jashtme dhe pjesa ngjitur me dallgëthyesin janë territore të portit detar. Por për ndërtimin e rrugës së re, peshkimit i nevojitet një sipërfaqe tjetër toke prej 1,4 ha si dhe i duhen 7 milionë euro shtesë për të mundësuar realizimin e të gjithë projektit, i cili kushton 17 milionë euro. Ministria e Mjedisit ka marrë dijeni në rrugë zyrtare për këtë problem që ka lindur në zbatimin e këtij projekti. Tashmë zgjidhja pas projektit të miratuar është gjetur  dhe shumë shpejt Durrësi do të ketë portin e tij të ri të peshkimit.

 Viti shkollor 2013-2014 , prioritet degës së peshkimit

 Ulja e fondeve nga MAS dhe qeveria për Drejtorinë Arsimore të Durrësit për të plotësuar nevojat me materiale të arsimit profesional e kanë ulur interesimin për   degën e peshkimit, sepse këtë vit mësimor po  regjistrohen më pak nxënës në këtë degë. Dega e peshkimit në Durrës është ngritur në Shkollën Profesionale “Hysen Çela”. Ajo nisi të funksionojë në vitin 2005 dhe lindi si nevojë e mungesës së profesionistëve në sektorin e peshkimit. Sipas një inxhinieri të sektorit njëkohësisht mësues i jashtëm në degën e peshkimit tha se ”për shkak të uljes së fondeve për të siguruar anije rrjeta dhe karburant nxënësit  këtë vit shkollor, do të mbeten pa praktikë”.  Deri tani praktika mësimore në det është realizuar nëpërmjet njohjes të pedagogëve me pronarët e anijeve të peshkimit. Në flotën e peshkimit në Durrës bëjnë pjesë rreth 120 anije, por vetëm  72 prej tyre janë në gjendje pune. Ky sektor ka nevojë për motoristë, riparues rrjetash dhe teknikë gjuetie. Sipas specialistëve, “nga studimi që është në kryer në bashkëpunim me shoqatën e menaxhimit të peshkimit, ky sektor ka nevojë për 150 peshkatarë të kualifikuar për çdo vit, pra që të kenë mbaruar shkollën profesionale”. Këto mungesa janë kompensuar duke marrë punonjës nga sektorë të tjerë,  të cilët nuk e njohin mirë detin. Vetëm arsimi profesional që do të kalojë në vartësi të pushtetit vendor sikurse ngjet në të gjithë vendet e zhvilluara europiane, do të zgjidhte  problemi i arsimimit në sektorin e peshkimit, do të ketë më tepër fonde me të cilat do të mund të blihen apo merren me qira mjetet e nevojshme didaktike, pra do të jetë i interesuar  vetë biznesi, i cili tashmë e sheh veten jashtë sektorit të arsimit profesional për të cilin ai ka mjaft nevojë.

Janari, muaji i punësimeve në arsim. Ja, si do përzgjidhen kandidatët

 Janari shënon muajin e punësimeve në arsim. Kështu, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, bëhet e ditur se këtë muaj do të bëhet dhe emërimi i drejtorëve, nëndrejtorëve të shkollave dhe mësuesve. Aplikimet për drejtorë, nëndrejtorë e mësues do bëhen me dosje. Emërimet në arsim, duke filluar nga drejtorët e shkollave e deri të mësuesit, do të bëhen me konkurse nëpërmjet dosjeve.  Pas nxjerrjes së tri udhëzimeve të ndryshme për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve, nëndrejtorëve dhe mësuesve në shkollat e arsimit parauniversitar, Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe skemën mbi bazën e së cilës do të bëhet edhe përzgjedhja e aplikantëve. Tashmë udhëzimet dhe shtojcat respektive të tyre për vlerësimin e aplikantëve janë dërguar në çdo drejtori arsimore dhe pritet vetëm shpallja e vendeve vakante, për të nisur më pas edhe rekrutimet. Sipas udhëzimit të Ministrisë, në dosjen e çdo aplikanti do të përfshihet Curriculum Vitae (CV), e cila krahas të dhënave personale do të përmbajë detaje lidhur me arsimin dhe kualifikimin e kandidatëve për drejtues apo mësues. Te pjesa e arsimit në CV, kandidatëve do t’u kërkohet diploma e shkollës së lartë, licenca pas kalimit me sukses të Provimit të Shtetit (nëse i takon marrja e licencës). Në CV duhet të paraqitet edhe kategoria e kualifikimit si mësues dhe vlerësimi nëse ka pasur; nota mesatare në shkollën e lartë; certifikata për drejtimin e arsimit ose për aspekte të tjera arsimore. Një pjesë të rëndësishme në CV përbën edhe punësimi. Kërkohet që të renditen njëra pas tjetrës të gjitha punësimet, duke filluar nga aktuali deri te punësimi i parë. Në CV duhet të përfshihen edhe botimet të cilat kanë të bëjnë me arsimin duke filluar nga data 1 janar 1992. Pjesë e CV-së është edhe pjesëmarrja në provimet kombëtare të Maturës dhe Lirimit si administrator, hartues i testeve, apo vlerësues i përgjigjeve të nxënësve. Për çdo kriter do të ketë një numër të caktuar pikësh. Pikët që i takojnë çdo zëri do të shumëzohen me të dhënat e deklaruara nga aplikantët. Për shembull, në rast se një aplikant është autor i dy teksteve shkollore, ai do të vlerësohet me 20 pikë vetëm për këtë punë, sepse 10 është numri për një tekst shkollor. Procesi i konkurseve për emërimet në arsim fillimisht do të nisë për vendet vakante që do të deklarohen nga drejtoritë arsimore rajonale. Vetë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka bërë të ditur se në të gjithë vendin janë 214 drejtorë shkollash të zgjedhur në kundërshtim me ligjin, 49 prej të cilëve vetëm në Tiranë. Po kështu, sipas Ministrisë së Arsimit vetëm në 26 shkolla të Tiranës janë konstatuar mbi 119 mësues në shkelje të ligjit dhe mbi normë. Konkurrimi do të bëhet me dosje, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve do të kryhet nga një komision i përbashkët që do të ketë përfaqësues nga drejtoria rajonale, komuniteti i mësuesve, komuniteti i prindërve dhe nxënësve.