Nora Malaj: Suksese të gjithë maturantëve! Kjo është edhe Matura e fundit që mbyllet me ketë kurrikul

943
Sigal

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj me anë të një postimi në Facebook iu ka uruar suksese të gjithë maturantëve në provimin e parë të Maturës Shtetërore.

“Përgjegjësi për Ministrinë që të realizojë standartin e këtyre provimeve, si dhe për të gjithë sistemin e arsimin parauniversitar”-ka shtuar më tej Malaj.

Më poshtë statusi i plotë:

Provimi i parë dhe sfidat e të. ardhmes! Maturantët sot në ora 10.00 fillojnë provimin e parë të Maturês Shtetërore! Shumë emocion dhe përgjegjësi , si për nxënësit, ashtu edhe për mësuesit, administratorët dhe prindërit e tyre! Përgjegjësi për Ministrinë që të realizojë standartin e këtyre provimeve, si dhe për të gjithë sistemin e arsimin parauniversitar. Kjo është edhe Matura e fundit që mbyllet me ketë kurrikul. Uroj shumë që provimi i parë të realizojë të gjithë pritshmëritë e të rinjve , pasi kush investon në dije dhe dituri, ka investuar në të ardhmen e shoqërisë dhe standartin e cilësinë e jetës! Suksese të gjithë maturantëve ne nisjen e provimeve të Maturës Shtetërore! Dalçi Faqebardhë!