Emrat e 1146 personave që u janë konvertuar diplomat nga MASH dhe procedurat për aplikim

1481
Sigal

ZYRTARE/Procedurat që duhen ndjekur për konvertimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike listën me emrat e rinj të personave të cilëve u është konvertuar diploma pas kërkesës që ato kanë bërë. Gazeta “Telegraf”, po publikon 1146 emrat e personave që u ka dalë emri dhe u është njehsuar diploma. Sipas informacioneve të MASH, këtë vit ka pasur një dyndje të të rinjve që janë të interesuar për konvertimin e diplomës pas kthimit nga Italia apo Greqia. “Deri tani është bërë konvertimi i 1146 diplomave, ndërsa një vit më parë numri ka qenë më i ulët”, bëhet e ditur nga MASH. Sipas rregullores së MASH, çdo student që kërkon t’i konvertohet diploma, duhet të ketë diplomën, listën e notave, fotokopje të pasaportës dhe mandat pagesën prej 2500 lekësh. Ndërkohë që, burimet pranë Ministrisë së Arsimit kanë theksuar se një ndër shkaqet për rritjen e numrit të kërkesave për konvertim diplomash është dhe kriza ekonomike, referuar dy shteteve që kanë numrin më të madh të studentëve ku kanë përfunduar studimet. Sipas informacioneve të marra nga MASH, bëhet e ditur se, për periudha të caktuara  ka pasur dyndje për konvertimin e diplomave të huaja dhe, kryesisht, janë studentë të kthyer nga shtetet fqinje si Italia apo Greqia. Ndër të tjera, specialistët thonë se për t’u ardhur në ndihmë të rinjve të sapo kthyer që duan të punësohen në vend apo të vazhdojnë studimet, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45-ditshi, ndërsa për rastet që dyshohen se kanë dokumente të falsifikuara, procedurat zgjasin.

Si bëhet aplikimi për konvertimin

Sipas udhëzimit më të ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

a) Formatin e aplikimit të plotësuar;

b) Diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit;

c) Listën e notave ose suplementin e diplomës;

d) Dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj;

e) Mandat-pagesën.

Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Ndërsa për shtetasit e huaj, dokumentet duhet të jenë me përkthim të vërtetuar.

Dokumentet që shqyrtohen

Burime pranë MASH-it konfirmojnë se fusha e veprimtarisë së njohjes së kualifikimeve të fituara kryhet nga Drejtoria e Politikave të Arsimit të Lartë dhe ka për qëllim:

a) Të administrojë dhe të kryejë procedurat për të gjitha aplikimet për njohje të diplomave të përfunduara të ciklit të parë, të ciklit të dytë, të diplomave Master i Nivelit të Dytë si dhe certifikatave të specializimit të fituara jashtë shtetit;

b) Të kryejë procedurën verifikuese për vërtetësinë e certifikatave apo diplomave të tjera universitare të fituara jashtë shtetit kur kërkohet nga institucione të tjera;

c) Të kryejë procedurën verifikuese për vërtetësinë e certifikatave apo diplomave universitare të fituara në Republikën e Shqipërisë, kur kërkohet nga institucione të tjera jashtë shtetit. Ndërkohë, MASH-i nuk do të shqyrtojë diploma dhe kualifikime të fituara nga institucione të akredituara në Republikën e Shqipërisë, kurse studimi të paplotësuara. Këto shqyrtohen nga institucioni i Arsimit të Lartë, ku aplikanti kërkon të vijojë/përfundojë studimet në përputhje me statutin/rregulloren etj.

Procedurat e aplikimit për vizat emigruese dhe joemigruese për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga 21 dhjetori  aplikohen procedura të reja për vizat drejt SHBA

Ambasada amerikane në Tiranë lajmëron për ndryshimet e reja që do të pësojnë procedurat e aplikimit për vizat jo emigruese dhe emigruese. Në një njoftim në faqet e saj në Facebook, ambasada fton ndjekësit e saj dhe gjithë të interesuarit e tjerë të njihen me ndryshimet që do të nisin që nga e premtja, më 21 dhjetor. “Këtë të premte, më 21 dhjetor, shihni për ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigruese. Vizitoni faqen tonë të internetit (http://albanian.tirana.usembassy.gov/visas.html) në ditët në vijim për të mësuar se çfarë do të ndryshojë, pse do të ndryshojë, dhe se si ndikon tek ju”- shkruan ambasada.

Si aplikohet për viza vizitori, dhe viza të tjera

Qytetarë të disa vendeve mund të udhëtojnë pa vizë me Programin e Udhëtimit pa Vizë nëse këta plotësojnë disa kushte. Udhëtarët që kualifikohen për të marrë pjesë në Programin e Udhëtimit pa Vizë janë të këshilluar që në datën 3 Qershor 2008, Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpalli Rregullin Përfundimtar për të zbatuar Sistemin Elektronik të Autorizimit për të Udhëtuar. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare “Programi i Autorizimit të Udhëtimit për SHBA-Kufizime për Udhëtarët nga Shtetet që Udhëtojnë pa Viza”. Të gjithë udhëtarët e kualifikuar sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë janë të rekomanduar që përpara se të planifikojnë për të udhëtuar të lexojnë udhëzime në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për çdo të re mbi këtë sistem.

Procedurat për vizat jo-emigruese

Vizat jo-emigruese janë për udhëtuesit ndërkombëtar (qytetarë të vendeve të tjera përveç SHBA.-ve), që vijnë në SHBA. përkohësisht. Kjo lloj vize ju lejon të udhëtoni në një “portë-hyrëse” (Aeroport, për shembull) dhe ti kërkoni leje inspektorit të emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të hyrë në SHBA. Viza nuk ju garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Procedurat për vizat emigruese

Në mënyrë që të emigroni në Shtetet e Bashkuara, duhet të keni një të afërm të menjëhershëm që mund të dorëzojë një peticion emigracioni për ju. Ai duhet të jetë një i afërm, prind, bashkëshort, fëmije, vëlla ose motër dhe duhet të jetë një Qytetar Amerikan apo një Banor i Ligjshëm i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës jo më i ri se 21 vjeç.  Për më shumë informacion se si të emigroni nëpërmjet bashkimit familjar, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Viza Emigruese të Bazuara në Lidhjen Familjare”.

Llojet e vizave të përkohshme

Diplomatët dhe Zyrtarët e Qeverisë së Huaj (Vizat A)

Punonjësit e Organizatave Ndërkombëtare (Vizat G dhe NATO)

Biznes, Turizëm, Vizitor dhe Mjekim (Vizat B1/B2)

Viza Studentore (Vizat F dhe M)

Vizitorët e Programit të Shkëmbit (Vizat J)

Punonjësit e Përkohshëm (Vizat H, L, O, P dhe Q)

Punonjësit e Përkohshëm Fetarë (Vizat R)

Tregtarët dhe Investitorët (Vizat E-1 dhe E-2)

Media e Huaj (Vizat I)