Matura shtetërore një faturë e panevojshme financiare për shtetin ku rrugët të shpien te heqja e saj

420
Sigal

 

Përse shteti mori përsipër një faturë financiare kaq të madhe, ndërkaq që operacioni i nisur me një numër të madh nëpunësish e zhurmë shpesh përfundonte i zbuluar, sepse pa u shpërndarë teza nëpër bankat e shkollarëve, ajo përfundonte e publikuar në Facebook, Instagram, dhe në mjetet e tjera elektronike

Gëzim Llojdia

1.

Emri zyrtar është “Matura Shtetërore” e cila u prezantua në vitin 2006 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bazuar te Provimet e Pjekurisë. Matura është provimi i detyrueshëm, që duhet të kalojë nxënësi pas mbarimit të gjimnazit (shkolla e mesme). Të ketë arsimin e njohur zyrtarisht dhe të jepet e drejta të regjistrohen në universitete. Shkollat profesionale janë pjesë e Maturës me një strukturë provimi disi të ndryshme. Matura është një çështje e centralizuar, e kryer fillimisht nga AVA (Agjencia Qendrore e Vlerësimit) e cila ishte në krye të detyrave për zgjedhjen, emërimin e kontrolluesit kombëtare, kategorizimin, fletët. MAS (Ministria e Arsimit dhe sporteve ), bën administrimin e përgjithshëm dhe logjistikën e mbarë provimeve.

2.
Për t’u pranuar, studentët e universitetit duhet të marrin provimet e maturës shtetërore.
Provimet e maturës mbahen në 4 ditë të ndara zakonisht në muajin qershor. Tre ditët e para janë për secilën nga lëndët e detyrueshme, ditën e katërtë është për provimet shtesë pra me zgjedhje. Themelore për pranimet universitare pse një sistem më kompleks i quajtur MEP (Meritë-Preferencë) është përdorur. Matura Shtetërore zëvendësoi një sistem të pranimit të kryer individualisht nga çdo fakultet, universitet, e cila shihej si abuzive. Diplomimi është një sistem i lidhur me provimet përfundimtare, që të rriturit e rinj (të moshës 17, 18 apo 19 në fund të arsimit të mesëm në Shqipëri. Ajo u krijua nga Ministria shqiptare e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2006, si një projekt që do të shmangte korrupsionin, mungesën e kontrollit dhe favorizimet, që kishte karakterizuar paraprakisht provimet në sistemin e maturës, mirëpo që rezultoi krejt e kundërta.

Shqetësimet kanë qenë gjithashtu të ngritura rreth diplomimit të shtetit për masat e sigurisë rigoroze. Për shembull, mësuesit që krijojnë testin janë të izoluar për një javë të tërë, pa ndonjë mjet të komunikimit me botën e jashtme. Fletët e provimit dhe fletët përgjigje janë gjithmonë të shoqëruara nga policia. Ata janë shpërndarë në zarfe gjatë orëve ndryshme të natës, sipas distancës së shkollës nga Ministria.

3.
Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, i cili përbëhej nga tre dypjesësh (provimeve me shkrim dhe me gojë Letërsi, Matematikë shkrim dhe me gojë, me shkrim dhe me gojë dhe Fizikë), Diplomimi i Shtetit përbëhet nga katër provimet e detyrueshme si anglisht, letërsi, matematikë dhe provimi me zgjedhje sipas preferencave të maturantëve. Kjo e fundit janë provime të zgjedhur nga maturanti nga një përzgjedhje të subjekteve (Kimi, Biologji, Fizikë, Anglisht, Histori-Gjeografi dhe Sociologji-Ekonomi-Filozofi).
Megjithatë, ky sistem është kritikuar shumë për nivelin e lartë të vështirësisë, dhe subjektivitetit dhe kategorizimit të rreptë, duke rezultuar në mesataret me rezultatin e ulët. Shqetësimet kanë qenë gjithashtu të ngritura rreth diplomimit të shtetit për masat e sigurisë rigoroze. Për shembull.: Mësuesit që krijojnë testin janë të izoluar për një javë të tërë, pa ndonjë mjet të komunikimit me botën e jashtme. Fletët e provimit dhe fletët përgjigje janë gjithmonë të shoqëruara nga policia. Ata janë shpërndarë në zarfe gjatë orëve të ndryshme të natës, sipas distancës së shkollës nga Ministria. Të gjitha zarfet janë menduar të hapen pikërisht në të njëjtën kohë, të gjitha provimet janë dyfish kontrolluar për të shmangur çdo gabim të mundshëm. Megjithatë, mësuesit janë të zgjedhur rastësisht, dhe shumica e mësuesve jashtë kryeqytetit nuk kanë nivelin e duhur akademik. Ose maturanti me mesatare pesë në maturë shtetërore merr notën 10 dhe anasjelltas. Matura shtetërore tregoi një dështim total të kësaj zgjidhje. Sa më shumë shtërngohen gjërat aq më shumë futet korrupsioni, dhe elementët e tjerë.

Ç’do të thotë maturë?

Matura ose një term e ngjashme (Matur, Matures, Matures, Maturität, M?????) është emri i përbashkët për provimin e daljes të shkollës së lartë ose “Maturës” quhet në vende të ndryshme, duke përfshirë Shqipërinë, Austria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Lihtenshtejni, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra. Ajo është marrë nga të rinjtë (të moshës zakonisht 18-20) në fund të arsimit të mesëm të tyre, dhe në përgjithësi duhet të miratohet në mënyrë që të aplikojnë në një
universitet ose institucionet e tjera të arsimit të lartë.

Fatura financiare e maturës shtetërore

Kam ndjekur me vëmendje procesin, që është quajtur: “Matura shtetërore” ose ndryshe: “sanduiç” ditën kur ky sistem i diplomimit të maturantëve do të kalonte përmes këtij procesi të tejzgjatur dhe shumë të fryrë për nga fatura financiare.
Ja cilat janë rrugët në të cilat kalon matura shtetërore dhe ingranazhi i saj financiar.
1- Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës të gjuhës së huaj. Sa është kostoja?

2- Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë. Sa është kostoja?
3- Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së matematikë. Sa është kostoja?
4- Nis procesi i ngujimit të përgatitësve të tezës së provimet me zgjedhje. Sa është kostoja?
Faza e dytë

1-Fillon procesi i shpërndarjes së zarfit me tezën e provimit përkatës. Rreth orës 2 mëngjesit dalin nga Agjencia automjetet, të cilat do të shkojnë nga jugu në veri në të gjitha qytetet ku gjimnazistët shtetërorë dhe privatë do të fillojnë procesin e provimit shtetëror. Sa është kostoja?

2-Teza ka arritur në Drejtorinë arsimore të rrethit. Do të duhet të kryhet një operacion tjetër i cili përfshinë shpërndarjen e tezës në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi. Sa është kostoja?

Maturantët
Nëse do të ndjekim dinamikën e procesit të maturantëve gjejmë këto lëvizje të kushtueshme. Le t’i hedhim një sy procesit në një rreth si është Vlora.
a- Maturantët e shkollave jopublike zhvendosen nga shkollat e tyre drejt atyre publike 9 vjeçare. Në qytetin e Vlorës janë këto shkolla jopublike: “Perla”, “Drita e Dijes”, “Internacional”, “Real’’, “Nr1”, “Elita”, “Bota e dijes dhe shkencës”.

b- Ora 6-7 e mëngjesit. Nis procesi i transportit të maturantëve të shkollave publike nga qëndra administrative dhe fshatrat në drejtim të qytetit. Vetëm në rrethin e Vlorës drejt qytetit në këtë orar do të transportohen maturantët e këtyre shkollave publike; Kuç, Vranisht, Brataj, Smokthinë, Gjormë, Sevaster, Kotë, Vllahinë, Armen, Selenicë, Himarë, Dukat, Orikum, Novoselë. Sa është numri i nxënësve që do të transportohen, numri i mjeteve, autobusë, furgonë etj dhe kostoja e këtij operacioni?
Mirëpo i gjithë ky shpenzim përfshihet tek thënia: “Kush nuk ka kokë, ka këmbë”.
c- Vendosjen e administratorëve, të cilët do të qëndrojnë në sallat e provimit gjatë kohës së zhvillimit të këtij procesi. Administratorët përzgjidhen nga Drejtoritë arsimore duke zgjedhur mësuesit e ciklit të ulët dhe 9-vjeçarë. Por sa është numri i tyre në të gjithë vendin dhe fatura financiare?

d- Operacioni i përfundimit të provimit, i cili tash lëviz në drejtimin e kundërt.
e- Ngujimi i korrigjuesve në disa qendra të ndara për të gjithë vendin. Sa mund të jetë shifra e korrigjuesve dhe çfarë fature financiare sjell ky operacion?
Këtu mbyllet vetëm provimi i parë, gjuha shqipe dhe letërsia. Nëpër të gjithë këtë ingranazh të ndërlikuar qëllimisht shkojnë edhe dy provimet e tjera ku kosto financiare do të duhet të shumëzohet me 4. Pa harruar vjeshtën!

Ky operacion nuk është sosur ende. Agjencia nxjerr librin e transparencës dhe fillon procesin e nxjerrjes së pikëve dhe më tej shpall fituesit tek webi i MASH-MAS.
I gjithë ky tunel, që në këtë vend quhet qorrsokak ose një rrugë e mundimshme për hiç mos gjë, ndërkohë që përzgjedhjen do ta bënte vetë universiteti me kosto zero e në përmbajtje të kushteve dhe kapaciteteve që disponohen.
Një pyetje e thjeshtë shtrohet: Përse shteti mori përsipër një faturë financiare kaq të madhe, ndërkaq që operacioni i nisur me një numër të madh nëpunësish e zhurmë shpesh përfundonte i zbuluar, sepse pa u shpërndarë teza nëpër bankat e shkollarëve, ajo përfundonte e publikuar në Facebook, Instagram, dhe në mjetet e tjera elektronike?
Matura shtetërore mbartte me vete një sërë procesesh, të cilat janë quajtur të dështuara. Maturanti i 10 merr pesë dhe anasjelltas. A nuk mund të bëhen si dikur provimet në shkollat e tyre? Përse u besojmë mësuesve për disa lëndë dhe për të tjerat jo? Pranimi në universitet të bëhet me konkurs nga  et universiteti. Përse duhet rënduar buxheti i shtetit me këtë faturë të fryrë financiare? A do të vazhdojë më si proces Matura Shtetërore? S’dimë gjë….

A nuk është koha që të gjitha rrugët, që të shpien te :”Matura Shtetërore” u euzauruan dhe rezultoi “mbetëse” si zgjidhje.