10 miliard lekë për programet e arsimit të lartë / Prioritet edhe kërkimi shkencor

441
Sigal

10 miliard e 570 milion lekë, është kjo shuma me të cilën qeveria do të financojë, në formë grantesh programet “Për arsimin e lartë”, si dhe atë  “Për kërkim shkencor dhe ekselencë” në vitin 2021, me një rritje prej 8.6% ndaj vitit 2020. Sipas  MASR, shpërndarja e fondeve do të realizohet në përputhje me kërkesat e ligjit “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë”, si dhe përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Fondet publike për financimin e IAL publike në formën e grantit, pa përfshirë të ardhurat dytësore si dhe fondet e ministrive të linjës për arsimin dhe fondet e njësive të vetëqeverisjes vendore për arsimin, ndaj Produktit të Brendshëm Bruto arrijnë në  0.63% në vitin 2021. Sipas ministrisë, Fondet e miratuara në formë “granti për mësimdhënie për IAL publike”, për vitin 2021-2023 janë parashikuar në masën nga 9 miliard në vitin 2021, në 10.2 miliard lekë në vitin 2022, si dhe në 11 miliard lekë në vitin 2023.

Fondi “granti për mësimdhënie”, përfshin dhe “fondin e mbështetjes studentore”, për periudhën 2021-2023 janë parashikuar të ardhura për të mbuluar shpenzimet për bursat e studentëve Pjesë e fondit “granti për mësimdhënie”, janë dhe ato që shërbejnë për për të mbuluar uljen e tarifës së akomodimit të shpenzimeve për studentëve që akomodohen në “Shoqëritë e Trajtimit të studentëve” të njohura si bujtina në Tiranë dhe në rrethe ku për 2 vitet e ardhshme janë parashikuar të akomodohet rreth 7- 8 mijë student.