Ja lista e plotë me universitetet dhe degët e akredituara

388
Sigal

Në Shqipëri janë licencuar në total 67 institucione si Institucione të Arsimit të Lartë. Nga 40 institucione të licensuara dhe aktive, vetëm 28 prej tyre ose 70% kanë akreditim. Ja lista e plotë e Universiteteve shtetrore dhe private që u njihen diplomat, kujt i mbaron akreditimi dhe kush është më i garantuari

OPEN DATA:Universitete apo Institucione të Arsimit të Lartë !!!

Në Shqipëri janë licencuar në total 67 institucione si Institucione të Arsimit të Lartë (IAL).Nga 40 institucione të licencuara dhe aktive, Vetëm 28 ose 70% e institucioneve aktive kanë akreditim

Mungesa akreditimit për universitetin është një problematikë që haste ndër vite në Shqipëri, duke bërë që që diplomat e marra nga ky institucion, të mos kenë  vlerën e duhur, pasi studentët ndeshen me shumë kufizime. Një ndër to është edhe fitimi i bursave me pakicë në perëndim, edhe pse shumë prej studentëve që fitojnë bursa në perëndim.

Në Shqipëri kemi 1 389 Programe (degë) por vetëm 309 të tilla kane Akreditim. Program apo Institucion pa akreditim ka në Publik dhe JoPublik.

OpenDataAlbania publikon listën e plotë me programet e Akredituara. Arsimi i lartë, akreditimi i institucioneve dhe programeve të studimit në Shqipëri  Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ASCAL dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit DPA.  Akreditimi është një procedurë vlerësimi e cilësisë në arsimin e lartë, që ndjek ASCAL bazuar në standardet të shtetit tonë dhe standarde Europiane. Nëpërmjet këtij procesi mund të vlerësohet Institucioni apo Programi i Studimit. Ka raste kur institucioni nuk është i akredituar, por ka një sërë programesh të akredituar, ose kur institucioni akreditohet por programet e tij mund të mos jenë ende të akredituar.

Publiku dhe privati

Në Shqipëri janë licencuar në total 67 institucione si Institucione të Arsimit të Lartë (IAL).Aktualisht, vetëm 40 prej IAL-ve janë aktive, 27 institucionet e tjera janë mbyllur.Institucionet Jo Publike janë 50 të tilla, ndërsa Publike (shtetërore)  janë vetëm 17, ku 2 prej të cilëve janë mbyllur.Aktualisht funksionojnë 12 universitete publike dhe 3 akademi publike.Nga 40 institucione të licencuara dhe aktive, Vetëm 28 ose 70% e institucioneve aktive kanë akreditim.

Institucione Publike pa Akreditim janë: Universiteti Politeknik i Tiranës; Universiteti Bujqësor i Tiranës; Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër; Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës; Universiteti i Sporteve të Tiranës; Akademia e Studimeve Albanologjike; Akademia e Forcave të Armatosura; dhe Akademia e Sigurisë. Gjithashtu sipas ASCAL janë katër institucione privatë që kanë licencim por nuk janë akredituar, si: Kolegji Universitar “Qiriazi”; Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”; Kolegji Universitar “LOGOS” dhe Tirana Business University College. Ndërsa Institucionet nuk kanë akreditim, degë apo programe studimi  të tyre janë të akredituara.Programeve të studimit (degë), rezultojnë se janë 1 389 programe aktive.

Më pak se 30% e Programeve janë të akredituar

Janë 309 programe të akredituara, ndërsa pjesa tjetër, apo 78% e programeve aktive nuk rezultojnë të akredituara.

Në dokumentin format Excel të vendosur në fund të artikullit listohen të gjitha programet e akredituara.Numri më i lartë i programeve aktive rezulton në Bachelor, me 33% e totalit të programeve aktive.Gjithashtu rezulton si program aktiv dhe Bachelor 4 vjeçar, por vetëm 2 programe janë të tilla: dega Administrim Biznesi dhe dega Shkenca Kompjuterike.

Sipas fushës së studimit, numrin më të lartë të programeve aktive e kanë Shkencat ekonomike, me 270 të tilla, nga të cilat vetëm 98 janë të akredituara.

Me numër të lartë programesh aktive shfaqet dhe Shkenca Humane dhe Shoqërore, ku nga 255 të tilla, 65 janë të akredituara. Ndërsa Shkencat Ushtarake dhe Policore kanë numrin më të ulët të programeve aktive 11 të tilla, nga të cilat vetëm një është i akredituar.

Në Shqipëri kemi 1 389 Programe (degë) por vetëm 309 të tilla kane Akreditim. Aktualisht funksionojnë 12 universitete publike dhe 3 akademi publike.

Mungesa e fondeve

Ligji për Arsimin e Lartë thotë se çdo universitet duhet t’i nënshtrohet akreditimit institucional dhe atij të programeve të studimit para lëshimit të diplomave të para. E gjithë kjo duket, si një lojë mes qeverisë dhe universiteteve, pasi vazhdojnë ende të fajësojnë njëra-tjetrën. Sipas universiteteve, mungesa e fondeve është një element kryesor, i cili nuk favorizon akreditimin e universitetit.