MASH: Ja si duhet plotësuar Formulari A2 nga maturantët

693
Sigal

Zyrtare nga AKP/ Publikohet udhëzimi për përzgjedhjen e programeve të studimit

 Ditën e djeshme Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar udhëzimin për plotësimin e Formularit A2 nga maturantët. Udhëzimi i nxjerrë nga AKP-ja ka të përcaktuar të gjithë procedurat që duhet të ndjekin kandidatët maturantë për plotësimin e formularit në version elektronik. Përfaqësuesit tërheqin vëmendjen për mënyrën se si duhet të veprojnë kandidatët “Lista e 303 programeve të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në vitin akademik 2012-2013 zë pjesën më të madhe të Formularit A2. Maturantët duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë, për të gjetur programet e studimit që preferojnë. Për secilin universitet publik të Shqipërisë janë renditur të gjitha programet e studimit. Përpara emërtimit të secilit prej programeve të studimit, ka një numër me 3 shifra, që përfaqëson kodin e atij programi studimi si dhe një kuadrat bosh majtas tij. Duke ndjekur me kujdes listën e programeve të studimit, së pari, kandidati ndalon në universitetin ku dëshironi të ndiqni studimet. Më pas, lexohen me kujdes programet e studimit të atij universiteti dhe për një program studimi që preferoni. Kandidatët duhet të mbajnë shënim kodin e programit të studimit dhe emërtimin e tij, p.sh në Universitetin e Tiranës: 010 Kimi.Po brenda të njëjtit universitet duhet mbajtur shënim kodi dhe emërtimi i programeve të studimeve të tjera të preferuara, p.sh. 026 Punë Sociale, e kështu me radhë”, thuhet në udhëzim.  Më tej, përcaktohet se gjatë plotësimit të formularit A2 duhet parë me kujdes secili program studimi, sepse për universitete të ndryshme, për disa nga programet e studimit shënohen në kllapa filialet e qyteteve, në të cilat këto programe studimi zhvillohen, si edhe kohëzgjatja e studimeve për programe të caktuara. “Përpiquni të masni forcat tuaja dhe të zgjidhni programe studimi ku keni probabilitet më të madh të fitoni. Kjo realizohet duke krahasuar pikët tuaja të grumbulluara me pikët e fituesit të fundit në vitet paraardhëse për secilin program studimi të përzgjedhur nga ana juaj”, thuhet në udhëzim. Gjatë plotësimit të Formularit A2, kandidatët kanë të drejtën e përzgjedhjes deri në 10 programe studimi të preferuara të renditura sipas preferencës tuaj. “Këto 10 ose më pak programe studimi përzgjidhen sipas procedurës së më poshtme. Vëmë në dukje se plotësimi i të gjitha preferencave nuk është i domosdoshëm (pra, maturanti, nëse dëshiron, mund të plotësojë më pak se 10 preferenca). Kujdes: Në përcaktimin e preferencave tuaja secili program studimi i përzgjedhur duhet të jetë i parapëlqyeshëm, por dhe i mundshëm për t’u ndjekur nga ana juaj. (KUJDES: Sugjerojmë që maturanti të plotësojë sa më shumë preferenca sepse kështu rrit shanset për të fituar një program studimi)”-përcaktohet në udhëzim.

Zgjedhja e preferencave

Në pjesën e sipërme të Formularit A2, ndodhen 10 treshe kuadratesh me numrat rendorë përkatës (në të majtë) nga 1 deri në 10. Këta numra rendorë përfaqësojnë numrin e preferencës. Gjatë plotësimit të këtyre kuadrateve duhet shumë kujdes, sepse operatorët këto të dhëna fusin në sistemin informatik. Siç shihet, për secilën preferencë ka 3 (tre) kuti. Në çdo kuti shënohet një shifër e qartë dhe pa korrigjime. Numri i formuar, përfaqëson kodin e programit të studimit që keni zgjedhur për atë preferencë. P.sh. në kutinë me Nr. 1 është shkruar shifra 013. Kjo do të thotë që programi i studimit me preferencë të parë (më të lartën) është inxhinieri Matematike dhe informatike në Universitetin e Tiranës. “Pasi plotësohen kutitë e të dhjetë preferencave me shifra, do të plotësojmë kutitë para emërtimeve të programeve të studimit me shifrën përkatëse të preferencës. Shifra duhet të jetë e shkruar qartë dhe me stilolaps me ngjyrë të zezë. Nëse në preferencën 1 (në krah të Nr. 1) kemi shkruar 013, do të shkojmë në listën e programeve të studimit dhe do të gjejmë programin e studimit me kod 013. Në kutizën para këtij programi studimi, do të shënojmë numrin 1. Pra në listën e programeve të studimit, numri në kutinë përpara tregon renditjen e preferencës dhe në tabelën e preferencave (lart dhe djathtas) pasqyrohen kodet e programeve të studimit sipas renditjes preferenciale. Përputhja midis tyre duhet të jetë e plotë. Në listën e programeve të studimit, nuk mund të ketë më shumë se dhjetë kuti të plotësuara me shifrat nga 1 deri në 10. Kuptohet që të gjithë kutitë e tjera do të jenë bosh. Është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e Preferencave, ndryshe Formulari quhet i pavlefshëm”,- thuhet në udhëzim.