Konkursi “ Abetarja e përbashkët”, viktima e radhës për korrupsion

253
Sigal

Tashmë në traditën e korrupsionit masiv janë përfshirë edhe tekstet shkollore.

Për të vërtetuar llumin ku ka rënë Ministria e Arsimit dhe Sportit, me komisione të përbërë nga të paaftë, por drejtues në Ministri, do paraqesim disa fakte konkrete:

  1. Në konkursin e teksteve për vitin shkollor 2016-2017 Komisioni i Vlerësimit të Teksteve Shkollore me argumente vetëdiskredituese nuk njohu tekstet fituese të Edukimit fizik.

Zonja Z Gj shprehet në ditën e shpalljes të teksteve fituese:

“Tekstet e Edukimit fizik pranuar për konkurrim: klasa e parë dhe e gjashtë, janë hequr, sepse programet e hartuar nga IZHA, nuk i përgjigjen moshës së nxënësve, prandaj nuk po shpallim tekstet fituese të Edukimit fizik.

Tekstet iu kthyen shtëpive botuese, për një njoftim të dytë, pas ripunimit të programeve… Programet nuk u ripunuan. Shtëpive botuese u mbetën në dorë tekstet dhe askush nuk mbajti përgjegjësi në Ministri. Ky komision, po me të njëjtët anëtarë çimentoi nga viti në vit korrupsionin me tekstet shkollore.

Shkëputim disa fakte se si kjo KVTSH, pas shpalljes së teksteve fituese, ndryshon listën!!

  1. Në Urdhrin e Ministres nr 587, dt 16.12.2016 prot, 12583 për shpalljen e konkursit të teksteve shkollore të reja për klasën e tretë dhe të tetë për vitin shkollor 2017-2018 lexojmë:
  2. c. Shpallja e fituesve: 26 prill 2017…

Data e caktuar në këtë urdhër nuk mund të ndryshojë, por vetëm të zbatohet.

Por me shpalljen e teksteve fituese më datë 26 prill 2017, në prani të shtëpive botuese dhe gazetarëve shtëpitë botuese drejtuesit mbetën të pakënaqur dhe instrumentuan një mbledhje të KVTSH. Pa asnjë nen referues në urdhërat dhe udhëzimet e ministres pas 7 ditë të shpalljes së teksteve fituese, mblidhet KVTSH me temë “fantastike”: Minutat e takimit të mbledhjes së KVTSH: Datë 03.05.2017 Ora 11:55.

Filloi kontrolli i zarfave të hapur më dt 26.04 2017 të dokumentacionit teknik. Qëllimi: Nëse në këto zarfa mungon një dokument teknik, menjëherë KVTSH e skualifikon tekstin fitues. Dokumenti mund të hiqet shumë lehtë nga zarfi i hapur: sepse nuk është dorëzuar me akt pranim, dokumentacioni që përmbante zarfi: sepse edhe kur u hap zarfi më 26.04 2017 nuk u lexua dokumentacioni teknik

Anëtarët e komisionit janë 13 drejtues, të Ministrisë të Arsimit dhe ata veprojnë pa i dhënë llogari askujt!

Shkëputim disa vendime korruptive që mori ky komision.

Ilia Mikerezi-kryetar komisioni

Shqyrtojmë problemet që janë konstatuar gjatë kontrollit teknik të dokumentacionit.

Shtëpia botuese “Vitrina 100” i mungon kontrata.

Me votim unanim të 9 anëtarëve të pranishëm u vendos Heqja nga lista e tekstit fitues i gjuhës shqipe 3. Kodi J2008R dhe tekstit Gjuhë shqipe 8, kodi P1908G, 100”, sepse u mungon kontrata. Do t’i zevendësojmë duke shpallur fitues tekstet të shtëpisë botuese “Albas” me kod H2008T dhe me kodV1908M.

Erzen Tola- Drejtor i zyrës juridike në ministri diskuton:

Shqyrtimi i dokumentacionit teknik për tekstet shkollore të gjuhëve të huaja të klasës së tretë dhe klasës së tetë.

Dje në takimin e KVTSH-së kërkuam që shtëpitë botuese që morën pjesë në konkurim, të sjellin librat origjinal për tekstet e gjuhëve të huaja të klasës 3 dhe klasës 8 që të vazhdojmë me shqyrtimin e dokumentacionit teknik të tyre. A i kanë sjellë tekstet origjinale? Dhe vazhdon:

Teksti i paraqitur nga shtëpia botuese Interlingua, metoda English Hood, nuk është i shtëpisë botuese angleze.

Gjithashtu shtëpia botuese Interlingua, metodë tjetër ka sjellë në konkurs dhe tjetër solli sot origjinal… Interlingua nuk ka dokumenta ligjor për të përdorur këtë metodë në Shqipëri… Të merret një vendim për shtëpinë botuese Interlingua, metoda English Hood.

KVTSH me vendim unanim të 9 anëtarëve të pranishëm (mungon Tatjana dhe Arturi ) mori këto vendime:

  1. Heqja nga lista fituese e metodës English Hood të shtëpisë botuese Interlingua.

(por u la pa u zëvendësuar në mbledhjeme një tekst pasardhës. Me siguri akoma nuk ishte vendosur se me cilin tekst do të zëvendësohej).

  1. Heqja nga lista fituese e tekstit gjuha angleze 3, me kod J1308R, me titull SMILES 3 i shtëpisë botuese Sidi Education, sepse ka paraqitur më shumë se një tekst për lëndë /klasë dhe do të zëvendësohet me tekstin e renditur nga ne, UEGEN Pearson, (Big English) , me kod L2108I.(formalizmi duket edhe në këtë vendim, sepse komisioni (sipas procesverbalit nuk përcaktoi gjuhë angleze e parë apo e dytë). Marrin vendime pa e ditur se përse?? Por në katalogun e teksteve shkollore 2017-2018, po ky komision ( faqe 4), rendit po dy tekstet: Sidi Education +Sidi Education.
  2. Heqja nga lista fituese e tekstit gjuha angleze e parë -8, me kod H1308T, me titull”Gateway” i shtëpisë botuese Sidi Education dhe zëvendësimi me tekstin e shtëpisë botuese UEGEN, Pearson, New Challenges 3, me kod L2108P.
  3. Heqja nga lista fituese e tekstit gjuha angleze e dytë 8, me kod L1408P me titull Hot Spot i shtëpisë botuese Sidi Education dhe do të zëvendësohet me tekstin e shtëpisë botuese Education Centre me kod O1308F.

Por kur shfletojmë katalogun e teksteve shkollore lexojmë:

“Interlingua “+“Sidi Grup”+ “Sidi Grup “ (fq 17), ku Sidi Grup del si ufo, pa u miratuar në këtë mbledhje vendimmarrëse.

Në këtë mbledhje në shkresën 2: “Shqyrtimi i dokumentacionit teknik” në kolonën “Lënda” diskutohet teksti “Edukim për shoqërinë 3” i tri shtëpive botuese. Komisioni diskrediton Drejtuesit e ministrisë! Pse?? Sepse: Në Urdhrin e Ministres nr 587, dt 16.12.2016 lexojmë Qytetari 3 ” edhe në katalogun e teksteve lexojmë “Qytetari 3”. Komision i paparë për injorancën e tij. Diskuton në tym pa patur librin përpara dhe i papërgjegjshëm ndryshon

Titullin e tekstit!!

 

Jemi në prag të konkursit për Abetaren e përbashkët. Janë marrë masat paraprake. Në faqen 6 të  “Paketa e dokumenteve…” është legalizuar me dy nene funksioni korruptiv që zarfi me dokumentacionin teknik të kontrollohet mbas shpalljes së tekstit fitues. “Mungesa ose pasaktësia, qoftë dhe e njërit prej dokumentacioneve teknike, sjell skualifikimin nga vlerësimi fitues i subjektit aplikues.”

Me këtë shtesë rruga e korrupsionit është e hapur për konkursin e Abetares së Përbashkët Shqipëri- Kosovë.